E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berati kunder nismave te Edi Rames

Berati po kthehet në një pengesë të fortë ndaj ambicieve të liderit socialist Edi Rama, për të vendosur diktatin mbi bazën socialiste, përmes njerëzve të tij të besuar. Kështu mbi 243 kryetarë organizatash kanë firmosur një kërkesë drejtur kreut të selisë rozë, Rama ku i kërkohet në mënyrë të prerë që deputeti Erjon Braçe të mos largohet si i deleguar i qarkut të Beratit. Deputeti Braçe, një nga drejtuesit më të vjetër e aktivë të PS-së, doli hapur kundër vendimit të kryesisë së propozuar nga Edi Rama për të ndryshuar zonat e përfaqësimit për deputetët socialistë. Braçe thotë se ka detyrime ndaj elektoratit socialist të Beratit dhe se zhvendosja e tij në një qark tjetër nuk do të ishte një zgjedhje e mirë për funksionimi e bazës socialiste atje. Kristaq Tumani, anëtari i PS-së në Berat dhe një nga firmëtarët e kërkesës sqaroi për ABC Neës pse ata kundërshtojnë nismën e kryesisë socialiste.
Sipas anëtarësisë socialiste të Beratit, ky vendim i qendrës së selisë rozë do të ketë impakt në rezultatet zgjedhore se kësaj partie prandaj do të ishte më mirë që lideri socialist të rishikonte vendimet e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›