E Diel, 1 Nëntor 2026

I ftohti në vend, studentët: Sistemet e ngrohjes, jo funksionale

Temperaturat e ulëta ndjehen edhe më shumë në “Qytetin Studenti”. I ftohti detyron studentët të sigurojnë vetë ngrohjen nëpër dhoma. Sipas studentëve ngrohja me kaldaja nuk është e mjaftueshme përballë këtyre temperaturave të ulta. Kaldajat nuk kanë fuqi ngrohëse dhe e vetmja zgjidhje sipas tyre është të krijojnë vetë sadopak kushtet, duke blerë rezistenca ose duke i marë nga shtëpia.
Edhe pse studentët ngurojnë të flasin para kameras, ato ankohen se kaldajat që janë nuk ngrohin dhe shumicën e rasteve nuk ndizen fare. Ndërsa përsa i përket shërbimit të dusheve ata shprehen se janë të mira, por me orare të kufizuara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›