E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, orteku godet tre shtëpi, 2 të vdekur

Sipas një lajmi të publikuar nga mediat kosovare mësohet se një ortek ka goditur tre banesa, duke iu marrë jetën dy personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Roselelice, të rajonit të Dragishit. Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka bërë të mundur nxjerrjen e dy trupave të pajetë, por bëhet e ditur se brenda banesave gjenden edhe nëntë persona të tjerë. Pritet që të mbërrijnë edhe më shumë forcapër të bërë të mundur nxjerrjen e personave që ndodhen brenda shtëpive. Ditët e fundit, Kosova është përfshirë nga reshje të shumta dëbore dhe temperature të ulëta, rekord. Si pasojë e motit është ndërprerë mësimi dhe lëvizja nëpër akse të ndryshme rrugore të vendit, është pothuajse e pamundur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›