E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti polar, izolim dhe viktima

Java e pare e te ftohtit polar qe u shoqerua me shira, debore dhe acar, eshte mbyllur me izolimin e pothuajse gjysmes se vendit, duke shkaktuar bllokime rrugesh, fshatrash, demtime te shtyllave elektrike te pasuara nga mungesa e energjise dhe aksidente fatale. Diten e djeshme shtabet e emergjencave raportonin se Verilindja e vendit ishte e izoluar nga debora dhe qarqet e prekura kane qene Shkodra, Kukesi dhe Peshkopia. Me kritike situata shfaqet ne Tropoje, Bulqize, Puke dhe Has. Ndersa ne aksin Bulqize-Kraste, dalja e nje fuoristrade nga rruga pasditen e djeshme per shkak te debores, ka shkaktuar nje te vdekur dhe nje te plagosur rende. Aksident ka pasur edhe ne aksin Fushe-Kruje-Tirane, ku perplasja e nje kamioni me nje autoveture la te plagosur nje 16-vjecar. Numri i komunave te izoluara shkon ne 10, kurse i fshatrave ne mbi 50 ne Verilindje te vendit. Ne Tropoje ka pasur edhe probleme te furnizimit me energji, per shkak te demtimit te disa shtyllave elektrike.
Bulqize
I ftohti polar ka sjelle edhe viktimat e para per kete vit. Nje aksident i rende si pasoje i kushteve te veshtira te qarkullimit ne aksin Kraste-Bulqize, i ka marre jeten nje personi, ndersa nje tjeter eshte i plagosur. Gjate udhetimit ne kete aks te mbuluar nga bora, nje makine tip fuoristrade, me targa te Bulqizes, doli nga rruga dhe perfundoi ne gremine.
Per pasoje ka humbur jeten pasagjeri Arjet Shira dhe eshte plagosur rende drejtuesi i mjetit. Ne vendngjarje shkoi nje grup hetimor i policise vendore dhe te qarkullimit, qe konstatuan se shkak eshte bere debora ne rruge dhe mjeti qe udhetonte pa zinxhire.
Nderkohe qe po diten e djeshme, 25 nxenes te nje shkolle jane bllokuar ne udhetim me furgon, per shkak te trashesise se debores ne aksin Rreshen-Lure, ne vendin e quajtur Prosek. Nxenesit udhetonin per cdo dite ne qytet per te ndjekur shkollen, ndersa ne kthim ka ndodhur dhe incidenti. Per fat te mire kane qene vete te rinjte qe shtyne mjetin dhe e nxoren nga debora, duke mundesuar kthimin e tyre ne fshatrat Perlat dhe Kthelle. Shtabi i Emergjencave raporton reshje te dendura debore ne kete zone te thelle.
Kukes
Trashesia e debores ne qytetin e Kukesit ka arritur deri ne gjysme metri, ne zonat e thella malore. Sipas Shtabit te Emergjencave ne prefekture, per shkak te motit te keq jane bllokuar komunat e Arrnit, Gryke Cajes dhe Zapodit dhe disa fshatra ne komunat e Bushtrices, Shishtavecit dhe Kalisit. Me e renduar paraqitet situata ne rrethin e Tropojes, ku deri tani jane izoluar 10 fshatra, 7 prej te cileve ne komunen Lekbibaj dhe 3 ne komunen Margegaj, por probleme ka dhe ne komunen Valbone. Ndermarrja e pastrimit ne bashkine e Bajram Currit, ka marre masat per pastrimin e rrugeve urbane dhe ato qe i lidhin me fshatrat me te afert. Eshte mbajtur i hapur aksit rrugor Qafe Morine-Bajram Curri-Fierze, qe lidh Tropojen me Kosoven dhe pjesen tjeter te vendit. Disa borepastruese qarkullojne ne keto rruge, ndersa jane hedhur edhe nje sasi skorjesh. Policia Rrugore rekomandon per shoferet vendosjen e zinxhireve ne akset Kukes-Shishtavec, Kukes-Bushtrice, Krume-Kukes dhe Krume-Qafe Prush. Probleme te furnizimit me energji ne zonen e Tropojes, per shkak te renies se disa shtyllave elektrike dhe shkeputjes se telave percjelles se rrymes pas acarit te fuqishem te tre diteve te fundit.
Diber-Shkoder
Ne Diber jane te bllokuara komunat e Lures dhe Kala e Dodes. Ne Bulqize debora ka izoluar 4 fshatra si dhe komuna e Ostrenit, Zercanit dhe Selishtes. Ne Puke, ne komunat Iballe dhe Fierze, mungon energjia elektrike pas demtimit te rrjetit elektrik. Rruga Kukes-Peshkopi eshte pothuajse e bllokuar, me e lire rruga Kukes-Has dhe Has-Tropoje. Ne Shkoder jane bllokuar rruget qe lidhin Dukagjinin, dhe ne Malin e Shoshit e Qafen e Malit. Ne Malesine e Madhe nuk kalohet ne Qafen e Brodolecit dhe Qafen e Thores. Ne Qarkun e Lezhes ka probleme vetem ne qarkullimin e mjeteve ne disa zona malore.

Shkoder
Rruga Qafe Thore-Theth, e bllokuar
Rruga Shosh-Dukagjin kalohet me zinxhire
Veshtiresi qarkullimi ne Qafen e Brodolecit
Ne akset e tjera rrugore levizet normalisht
Malesi e Madhe
Rruga Gropa Selces-Vermosh, me zinxhire, mjetet e renda
Puke
Rruga Qafe Mali-Fierze, me veshtiresi qarkullimi
Qafe Mali-Shllak, me zinxhire, mjetet e vogla
Fushe Arres-Iballe, kalohet me zinxhire
Akset e tjera, te kalueshme
Lezhe
Rreshen-Lure, me zinxhire
Probleme qarkullimi ne zonat malore, me zinxhire
Diber
Peshkopi-Kukes, e pakalueshme
Bulqize-Kraste, qarkullimi me zinxhire
Peshkopi-zonat rurale, me zinxhire
Te bllokuara komunat e Lures dhe Kala e Dodes
Ne Bulqize te bllokuara komunat e Ostrenit, Zercanit dhe Selishtes
Kukes
Te bllokuara komunat e Arrnit, Gryke Cajes dhe Zapodit, Bushtrices, Shishtavecit dhe Kalisit
Rruga Kukes-Shishtavec, qarkullohet me zinxhire
Kukes-Bushtrice, me zinxhire
Krume-Kukes-Qafe Prush, me zinxhire
Tropoje
Te bllokuara komunat e Valbones dhe Lekbibajt dhe Margegajt
Qafe Morine-Bajram Curri-Fierze, e kalueshme vetem me zinxhire
Probleme furnizimi me energji elektrike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›