Mberrin vaksina kunder H1N1
Sonila Isaku
Vaksina e gripit te derrave ka mberritur edhe ne vendin tone. Gjate paradites se djeshme jane zhdoganuar edhe dozat e para ne doganen e Hanit te Hotit. Jane rreth 10 mije doza te vaksinave kunder A/H1N1 te kompanise "Omnivest", te cilat do te shperndahen ne Tirane ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne repartet intensive te saj si dhe ne Sanatorium.
Dozat
Menjehere pas zhdoganimit te vaksinave ato jane derguar ne Qendren Kombetare te Kontrollit te Barnave, ku do te regjistrohen dhe do te vulosen ne menyre qe te mos abuzohet me to. Me pas kontingjenti prej 10 mije dozash, do te shkoje prane Institutit te Shendetit Publik dhe ky i fundit do te percaktoje edhe masen e dozave qe do te shperndahen ne cdo qender shendetesore apo spital. Vaksinat e mberritura dje jane pjese e nje kontingjenti prej 250 mije vaksinash, te porositur nga Ministria e Shendetesise. "Ka nje plan dergese nga firma farmaceutike hungareze, ku jane edhe vaksinat. Javet ne vijim pritet te vijne 10 mije dozat e tjera, kjo per shkak te mundesise prodhuese te kompanise dhe procedurave te transportit", konfirmon drejtori i Pergjithshem i Politikave Spitalore, Pellumb Pipero. Vaksina vjen nga Hungaria dhe deri tani eshte aplikuar ne shume vende dhe nuk ka asnje raport, qe ky kontingjent prodhimi te kete dhene efekte anesore ne vendet respektove.
Plani
Sipas planit te Ministrise se Shendetesise vaksina do te shperndahet neper qendra shendetesore per t'u marre nga falas nga qytetaret. "Besojme se deri ne fund te muajit, do te kemi gati te gjithe sasine e pare te porositur ne Hungari dhe Gjermani me te cilen mendojme se do te perballojme valen e pare te gripit te derrit ne vendin tone. Me pas kjo sasi do te shperndahet ne qendrat shendetesore dhe permes nje fushate promocioni, do t'i bejme thirrje qytetareve te aplikojne vaksinen sa me pare", u shpreh drejtori i Politikave dhe Projekteve ne MSH, Pellumb Pipero. Sipas tij, vaksina qe do te vije ne vendin tone nuk ka efekte anesore afatgjata por vetem ato afatshkurtra, si ndonje alergji momentale apo gjendje te tjera. Nderkohe qe sipas tij, eshte pacienti ai qe vendos nese deshiron apo jo te injektoje kete vaksine. "Vaksina e re ka efekte anesore afatshkurtra, sic mund te jete nje rritje e ndjeshmerise apo nje alergji, por per efektet anesore afatgjata duhet te presim pak me shume kohe. Detyre e ministrise eshte te siguroje vaksinen dhe tu jape qytetareve informacionin e nevojshem ne lidhje me efektet e saj", ka pohuar Pipero. Me nje urdher te posacem te Ministrit te Shendetesise, bazuar dhe ne rekomandimet e OBSH, ky kontingjent vaksinash do te perdoret per imunizimin e grupeve ne risk, qe jane personeli shendetesor, femijet dhe prinderit e femijeve deri ne moshen 5 vjecare dhe personat qe vuajne nga semundjet kronike.
H1N1, nje pacient ne gjendje te rende
Nje pacient ndodhet i shtruar ne spitalin e Sanatoriumit ne gjendje te rende. Nderkohe qe pese persona te tjere kane lene kete gjendje dhe jane jashte rrezikut per jeten. Te dhenat jane bere publike nga drejtuesit e Ministrise se Shendetesise te cilet pohojne se situata eshte normalizuar dhe nuk ka vend per panik. Nderkohe qe ne QSUT jane rreth 10 paciente te shtruar por gjendja e tyre eshte mesatare, dhe jashte rrezikut per jeten. Sipas mjekeve duhet bere kujdes dhe pacientet te cilet kane probleme te paraqiten menjehere ne qendrat shendetesore. Deri me tani vendi yne ka shenuar 5 viktima, mes te cilave edhe nje grua shtatzene e cila vdiq para pak ditesh.