Kalonte autostraden, kamioni shtyp 16-vjecarin
Autostrada "e vdekjes" per pak sa nuk i ka kushtuar jeten nje adoleshenti, pasditen e djeshme ne aksin Fushe-Kruje-Tirane. Nje 16-vjecar nga Tapiza ka mbetur i plagosur rende si pasoje e aksidentit ne rrugen kombetare. Mesohet se i demtuari me inicialet E. M., ka qene kembesor duke ecur anes rruges kur eshte perplasur nga kamioni me targe TR 4409 M. Policia tha se 16-vjecari perpiqej ne ate moment te kalonte nga njeri krah i rruges ne tjetrin, por u godit rende. Ka qene vete drejtuesi i mjetit qe ka transportuar te plagosurin ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Ne baze te hetimeve paraprake, mesohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e mjetit dhe lageshtira, nderkohe qe drejtuesi i tij ndodhet ne polici i shoqeruar deri ne perfundim te hetimit per shkaktarin e ngjarjes, nese adoleshenti ka shkelur rregullat, apo drejtuesi ka qene fajtori.