I ftohti polar në Rusi shkakton 123 viktima
25-12-2012 / Gazeta 55
Temperaturat sot kanë rënë në minus 30 gradë Celsius
Vala e të ftohtit që ka përfshirë Rusinë prej dhjetë ditësh ka marrë 123 jetë njerëzish.
Temperaturat sot kanë rënë në minus 30 gradë Celsius në rajonin e Moskës, ndërsa në lindje të Siberisë edhe në minus 60.
“Që nga nisja e të ftohtit, kanë humbur jetën 123 njerëz nga hipotermia dhe ngrirja”, kanë bërë të ditur autoritetet spitalore për agjencinë Interfax.
Mësohet se 833 njerëz janë hospitalizuar, përfshirë 345 vetëm në 24 orët e fundit.