I ftohti pushton botën, borë në Sahara

Sipas një lajmi të bërë publik nga mediat, mësohet se një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në Sahara. Nga të njejtat burime, bëhet e ditur se në shkretëtirën e Saharasë ka rënë borë. Një fenomen shumë i rrallë për shkretëtirën më të madhe në botë më të cilën temperatura arrin deri në mbi 50 gradë celsius. Po kështu borë ka rënë të martën në rajonin Beshar në verilindje të Algjerisë. Shtresa e bardhë mbuloi dunat e rërës dhe ajo do të jetë me shumë rëndësi për ujërat nëntokësore. Deri tani në Sahara borë kishte rënë vetëm një herë, më 18 shkurt 1979.