E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina, kërkesë Iranit për bisedimeve

Kina ka kërkuar nga Irani që të rifillojë bisedimet lidhur me ambiciet e saj bërthamore. Asistenti i ministrit të jashtëm kinez, Vu Hailong tha se Pekini dëshiron që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë paqësore, përmes bisedimeve dhe jo përmes sanksioneve dhe mjeteve ushtarake.

Këto komente ai i dha gjatë një vizite të një delegacioni iranian, të udhëhequr nga zëvendës sekretari i Këshillit Suprem Kombëtar të Sigurisë së Iranit, Ali Baqeri.

Komentet e Hailong vijnë një ditë pas deklaratave të sekretares amerikane të shtetit, Hillari Kllinton, e cila paralajmëroi se Irani po shkon drejt një "rruge të rrezikshme", në ndjekje të programit të tij bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›