E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gjendet arme ne makine arrestohet i riu

Dy dite me pare nga policia e Shkodres eshte arrestuar nje 23-vjecar i akuzuar per vepren penale te armembajtjes pa leje. Sipas policise dy dite me pare filloi procedimi penal ne ngarkim te shtetasit Suad Idrizi 23 vjec lindur dhe banues ne lagjen Kongresi i Permetit qyteti Shkoder pasi iu gjet nje arme zjarri e tipit kallashnikov ne makine. Sipas burimeve policore gjate kontrollit te ushtruar nga sherbimet e policise ne lagjen Vasil Shanto ketij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri tip kallashnikov model 56 pa fisheke ne fole si dhe me nje kreher me 14 cope fisheke brenda automjetit te tij tip BMV me targe SH 5977 E. Materialet proceduriale iu derguan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale te Mbajtjes pa leje te armeve luftarake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›