E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu Jo regjistrimit ne baze etnike dhe fetare

Nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu ka deklaruar se regjistrimi i popullsise duhet te nise sa me pare por jo mbi baza etnike dhe fetare. Ne fjalen e tij ne konferencen e mbajtur nga 75 shoqata kunder regjistrimit te popullsise me baza etnike dhe fetare nenkryetari i KLD-se Spahiu theksoi se ne qytetet ku ka ndarje te komuniteteve fetare nje regjistrim mbi baza fetare do te ishte nje mine me sahat qe do te prishte harmonine mes banoreve. Ne qytetet qe ka nje ndarje te komuniteve fetare eshte e papranueshme te ndezesh nje mine me sahat duke pasur parasysh qe harmonia fetare ka ekzistuar deri tani. Nuk duhet bere nje gare mes komuniteteve fetare per te numeruar besimtaret pasi numerimi i besimtareve nuk eshte detyre e shtetit por e komuniteteve fetare - theksoi Spahiu. Ai gjithashtu theksoi se eshte e rekomandueshme qe shteti ti pergjigjet standarteve te BE-se por edhe modelit te SHBA-se ku shteti e ka te ndalur ti kerkoje qytetareve te saj te deklarojne nese besojne ne Zot pasi kjo eshte nje ceshtje personale. Sipas tij ky eshte nje problem qe lidhet me te drejtat themeluese te vendit dhe duhet te zgjidhet sa me shpejt. Qytetaret jane detyruar te marrin karta te vendeve fqinje si pasoje e trazicionit permes te cilit kaloi vendi. Kjo qe po ndodh tani eshte nje gjendje tragjike por une kam besim te plote qe me vulllnet politik me bisedime dhe strategji institucionale kjo do te zgjidhet - theksoi Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›