Humb jeten ne sherbim polici 40-vjecar
Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne ndeshjen Apolonia-Kamza ndersa konsiderohet per nje humbje ne radhet e policise se Fierit. Nje efektiv policie vetem 40 vjec ka humbur jeten teksa ishte ne sherbim ne stadiumin e ketij qyteti duke monitoruar rendin dhe sigurine pergjate ndeshjes. Mesohet se shkaku ka qene nje infarkt ne zemer. Burime zyrtare policore bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur ne stadiumin Loni Papuciu ne qytetin e Fierit. Aty punonjesi i policise Vasil Husaj rreth 40 vjec ka qene me sherbim gjate ndeshjes Apolonia-Kamza. Nga te dhenat e para mesohet prej deshmitareve se efektivi i policise eshte pare te rrezohet ne toke si pasoje e nje infarkti ne zemer. Koleget e tij jane perpjekur te japin ndihmen e pare por efektivi i policise ka nderruar jete. Pas keqyrjes se viktimes nga mjeket e spitalit te Fierit rezultoi se shkak i humbjes se jetes per 40-vjecarin Husaj ka qene nje infarkt ndersa familja e te ndjerit ka hapur dyert e mortit. Pas ekzaminimit te mjekeve trupi i pajete u shoqerua per ne familjen e tij ku do ti behen nderimet e fundit per tu percjelle sot ne banesen e fundit nga te aferm miq dhe kolege te tij.