Hedhja e te dhenave Gjykata e Tiranes me sistem te ri online

Vendimet e gjykates nen monitorim te plote nga KLD-ja dhe Ministria e Drejtesise akses per te hyre ne sistem edhe nga koleget e gjykatave te tjera
Gjykata me e madhe ne vend ajo e kryeqytetit do te punoje tashme me nje sistem te ri per hedhje te dhenash. Por nuk eshte vetem kjo risia pasi prej dites se djeshme kjo gjykate eshte nen monitorim te plote nga Ministria e Drejtesise dhe KLD. Ky sistem nisi te instalohet ne fillim te vitit ndersa ne te njejten kohe filluan trajnimet per sekretaret dhe gjyqtaret e kesaj gjykate. Ne sistemin e ri online tashme do te kene akses Ministria e Drejtesise dhe KLD madje jo vetem keta por edhe koleget e tyre ne gjykatat e tjera te vendit. Ky sistem pritet te instalohet edhe ne disa gjykata te tjera ndersa vendimet do te jene te monitorueshme nga institucionet e interesuara dhe nga publiku. Po cfare sjell ky sistem i ri pervec aksesit te hyrjes ne te nga publiku dhe dy institucionet qe monitorojne gjyqesorin Nese me pare ne sistemin online hidhnin te dhena vetem sekretaret gjyqesore me sistemi e ri do te jene edhe gjyqtaret ata qe do te hedhin te dhena per seancat qe do te zhvillojne. Madje pas sekretareve gjate muajve janar dhe shkurt u jane nenshtruar procedurave trajnuese edhe vete gjyqtaret. Vendimet e hedhura mund te merren edhe per konsulence nga gjyqtaret e gjykatave te tjera ne vend per tu konsultuar mbi ceshtje te ngjashme.
Sistemi
Prej dy muajsh personi qe merret me sistemin elektronik te gjykates ka shkuar ne cdo zyre te gjyqtareve per te instaluar sistemin e ri te hedhjes se te dhenave per seancat. Nderkohe qe nese me pare sistemi instalohej vetem ne kompjuterin e sekretares gjyqesore sistemi i ri eshte instaluar edhe ne kompjuterin e gjyqtares apo gjyqtarit. Sistem i ri kompjuterik do te beje me te lehte kontrollin e punes se gjykatave nga Keshilli i Larte i Drejtesise dhe Ministria e Drejtesise. Por jo vetem kaq por vendimet e hedhura ne sistemin dixhital do te perdoren edhe nga kolege te gjykatave me te vogla. Ky fakt eshte bere publik dy muaj me pare nga gazeta Standard sipas te cilit do te niste instalimi i sistemit te ri. Perfundimi i kesaj procedure konfirmohet edhe nga burime prane Gjykates se Tiranes ne te dy seksionet. Ky eshte qellimi i vendosjes se sistemit te ri i cili u pa si domosdoshmeri pasi sistemi i meparshem u rendua mjaft per shkak te ngarkeses se madhe te punes qe ka kjo gjykate. Futja e ketij sistemi ishte parashikuar per ne fillim te muajit janar te ketij viti por ky program kompjuterik i avancuar i cili administron punet e ketij institucioni u instalua me 2 muaj vonese. Po ashtu ne sistemin e ri qe u instalua ne te gjitha kompjuteret e gjyqtareve por edhe te sekretareve gjyqesore mund te kene akses edhe koleget e tyre te cilet punojne ne gjykatat e tjera te rretheve. Keta te fundit mund te konsultohen per ndonje vend qe ka te beje me te njejtin objekt per te pare menyren sesi eshte zgjidhur.
Trajnimet
Per te perdorur sistemin e ri duhej trajnim. Prandaj qysh prej muajit janar sekretare dhe gjyqtare u trajnuan gjate fundjaves per te mesuar perdorimin e sistemit te ri. Nese me pare sistemi administrohej vetem nga ana e sekretares gjyqesore sistemi i ri do te perdoret edhe nga ana e gjyqtareve te cilet do te hedhin ne te sistematikisht te dhenat qe do te kontrollohen nga Ministria e Drejtesise KLD-ja dhe Gjykata e Larte. Te gjitha te dhenat e hedhura prej tyre do te kene mundesi verifikimi pa pasur nevoje qe nje grup inspektorati te nise punen e tij te verifikimeve te dosjeve sic kryhej me pare. Po ashtu sistemi i ri do te kete mundesine e verifikimeve edhe te gabimeve qe kryhen nga ana e sekretareve gjyqesore te cilat nje pjese te dosjeve qe jane pranuar per tu gjykuar nga gjykata i hedhin ne sistem te pushuara ose rrezuara ndersa brenda vendimit rezulton krejt e kunderta. Instalimi i sistemit te ri u pa i domosdoshem pasi sistemi i vjeter online qe perdorte Gjykata e Tiranes eshte cilesuar i papershtatshem per shkak te ngarkeses se madhe te punes ne kete institucion. Ngarkesa e madhe kishte bere qe nje pjese e seancave te mos hidheshin ne sistem nderkohe qe nje pjese e te dhenave te fundit te ketyre seancave nuk gjendeshin prej ditesh. Kjo bente qe edhe shume qytetare te cilet kerkonin te gjenin te dhena mbi proceset qe iu interesonin jo vetem nuk gjenin ate qe kerkonin por nuk njiheshin as me oren dhe daten e seances se ardhshme. I njejti problem eshte evidentuar edhe ne kater gjykata te tjera ne vend te cilat prej disa vitesh hedhin vendimet ne rrjet por ky sistemi i vjeter e ka te pamundur te perballoje fluksin e punes. Pas futjes se sistemit te ri ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane e cila konsiderohet edhe si gjykata me e madhe ne vend pritet qe sistemi i ri te instalohet edhe ne gjykatat e tjera. Kjo do te beje qe shume gjyqtare te cilet nuk kane njohuri mbi perdorimin e kompjuterit nuk do ti shkruajne vendimet e tyre vetem ne letra por edhe ne kompjutera.