I gjithë rajoni duhet të jetë në Sarajevë

Ambasadori i Spanjës në Beograd, Ignacio de Palacio Espana, ka thënë për mediat serbe, se është në interes të të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit perëndimor që të sigurojnë se të gjitha vendet e rajonit të jenë të pranishme në konferencën e Sarajevës.
Këto komente Espana i ka bërë para takimit të sotëm në ndërmjet ministrave të jashtëm të Spanjës dhe Turqisë me homologun e tyre serb, Vuk Jeremiq.
Qëllimi i takimit të tyre është gjetja e zgjidhjes e cila do t’i mundësonte si Beogradit, ashtu edhe Prishtinës, të uleshin në të njëjtën tavolinë në Sarajevë, më 2 qershor.
Ambasadori spanjoll, vendi i të cilit kryeson BE-në deri në korrik, nuk ka dashur të zbulonte detajet e takimit, por ka konfirmuar se në agjendë do të përfshihen bashkëpunimi rajonal, e ardhmja evropiane e rajonit, si dhe roli i Spanjës në rajon.
“Duhet të bëjmë përpjekjet tona më të forta për gjetjen e zgjidhjes me ndihmën e kolegëve tanë nga BE-ja dhe me të gjithë partnerët tanë në rajon”, ka thënë ambasadori spanjoll në Beograd, transmeton Kosovapress.