E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK dhe LDK nuk i kanë emrat

Anulimi i mundshëm i vizitës së Kryeministrit në Finlandë për shkak të hirit vullkanik, mund të ndikojë në përshpejtimin e përmbylljes së ndryshimeve në Qeveri.

Paralajmërimet për largimin e disa zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës ishte thënë se do të përfundojnë gjatë javës së kaluar, por si duket emrat e zëvendësimit të tyre ende nuk janë gjetur.

Asnjë zyrtar i Qeverisë nuk ka qenë në gjendje të tregojë se kush do të sakrifikohet në vazhdimin e dytë të riformatizimit, ku janë paralajmëruar se të paktën në gjashtë ministri do të ketë emërime të reja.

“Nuk e di se kush do të largohet dhe as kur do të përfundojnë ndryshimet në Qeveri”, ka thënë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Sipas tij, procesi i ndryshimeve në Qeveri është komplet në duart e Hashim Thaçit.

Edhe Zëdhënësi i PDK’së, Blerand Stavileci përsëriti se çështja ndryshimeve në Qeveri është kompetencë ekskluzive e Kryeministrit.

“Ndryshimet në Qeveri do të bëhen ashtu siç ka paralajmëruar Kryeministri Hashim Thaçi. Çështja e ndërrimit të zëvendësministrave është kompetencë ekskluzive e tij”, ka thënë ai.

Ndryshe, Expressi, duke u thirrur në burime brenda PDK’së dhe LDK’së, ka shkruar se Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mubera Mustafa do të largohet nga ky post për shkak se ka lidhje familjare me Ministrin Bujar Bukoshin, ndërkaq Shpend Tërdeva largohet nga pozita e Zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit lokal.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›