E Diel, 1 Nëntor 2026

I gjuajti policët me armë, arrestohet 37-vjeçari

Policia në Skënderaj ka arrestuar një 37-vjeçar, nën dyshimin për vrasje e mbetur në tentativë të dy policëve, të cilët ndodhëshin jashtë detyres zyrtare. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “28 Nëntori” në Skënderaj, kur dyshuari I.H. (1975) nga Skënderaj ishte konfrontuar me policët, ndërsa pas një konflikti vërbal, 37-vjeçari kishte njerrë armën dhe kishte shtënë në ta. Fatbardhësisht, plumbat nuk e kanë goditur asnjërin prej tyre, ndërkohë që policia ka arritur ta arestojë 37-vjeçarin.

Në një konfirmim të zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, toger Besim Hoti, thuhet se policia ishte njëftuar nga njësia patrolluese, e cila rastësisht kishte dëgjuar të shtënat, shkruan Zëri.

“Njësia patrulluese në Skenderaj derisa po patrullonte në rrugën ‘28 Nëntori’, ka dëgjuar të shtëna armësh në një lokal, kafiteri. Njësitet patrulluese kanë hyrë në lokal dhe kanë takuar një të dyshuar me armë në dorë, të cilën e mbante të drejtuar ndaj dy personave, të cilët gjithashtu ishin pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa në momentin e ngjarjes ata ishin jashtë detyrës zyrtare.

Me këtë rast policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa me urdhër të prokurorit, ndonëse nuk ka të plagosur, rasti është cilësuar si vrasje në tentativë ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit”, tha zëdhënësi rajonal, toger Besim Hoti, i cili ka shtuar, se në vendin e ngjarjes, si provë materiale, policia ka sekuestruar armën, pistoletë e tipit “CZ” prodhim jugosllav me 10 fishekë të kalibrit 9 milimetër./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›