E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: FSK në vitin 2013 do të jetë ushtri

Ministri Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka shprehur bindjen e tij që pas rishikimit të strategjisë për siguri kombëtare në qershor të vitit 2013 do të dilet me konkluzat se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) duhet të jetë ushtri.

Ai duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ka thënë se viti 2013 do të jetë vit i ushtrisë së Kosovës, transmeton Express.

Ministri këto komente i bëri në një konferencë për media të mbajtur ditën e hënë, ku ka prezantuar punën e ministrisë së FSK-së për vitin 2012./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›