Shumë fjalë

Grupi Drejtues Ndërkombëtar, ISG’ja, i ka dhënë mbështetje të fuqishme integritetit territorial të Kosovës, të hënën, në mbledhjen e njëmbëdhjetë të tij që u zhvillua në Prishtinë.
Në një deklaratë tetëpikëshe, që u lëshua të hënën në mbrëmje, mbikëqyrësit e pavarësisë përkrahën procesin e decentralizimit dhe inkurajuan të gjithë faktorët që të zbatojnë në përpikëri Planin e Martti Ahtisaarit.
“Në dy vitet e fundit, Kosova ka bërë një progres të konsiderueshëm në forcimin e institucioneve shtetërore”, thuhet në deklaratë.
ISG’ja, një falënderim të posaçëm ka dhënë edhe për Kryeministrin.
“ISG’ja falënderon Kryeministrin, z. Hashim Thaçi, për kontributin e tij në takimin e sotëm. ISG’ja përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të autoriteteve të Kosovës, të theksuar në mënyrë të përsëritur nga Kryeministri Thaçi, për zbatimin e plotë dhe me përpikëri të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS)”.
Në vazhdim, ISG’ja thotë se pavarësia është e pakthyeshme.
“ISG’ja konfirmon sërish përkushtimin e vet për integritetin territorial të Kosovës. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe ISG’ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën për njohje të mëtejshme. ISG’ja beson se mendimi këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës paraqet një mundësi që Kosova dhe Serbia të lëvizin përpara në komunikim të drejtpërdrejtë në fushat në të cilat bashkëpunimi do të përmirësojë jetën e qytetarëve të tyre”, thuhet në deklaratë.
ISG’ja ka dhënë edhe një porosi të posaçme për Qeverinë.
“ISG’ja i bën thirrje Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës të përshpejtojnë progresin në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në përmirësimin e dukshëm të kapaciteteve administrative dhe në vendosjen e qartë të sundimit të ligjit”.
Në këtë kontekst, ISG’ja përshëndet deklaratën e Kryeministrit Thaçi të 8 qershorit.
Njëherësh, ISG’ja inkurajon përpjekjen e vazhdueshme dinamike për të nxitur serbët dhe komunitetet e tjera të Kosovës për pjesëmarrje aktive në jetën publike dhe është i inkurajuar me progresin e arritur në Graçanicë, Kllokot-Vërboc, Ranillug, Novobërdë dhe Shtërpcë.
ISG’ja përsërit mbështetjen e tij të plotë për Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, duke përfshirë edhe kompetencat e tij mbështetëse dhe ekzekutive dhe për Zyrën Civile Ndërkombëtare.
“Grupi përshëndet përpjekjen e vazhdueshme të ICR’së për rebalancimin e ICO’së për të pasqyruar progresin e arritur në përmbushjen e detyrave që dalin nga PGJS’ja”, thuhet në deklaratën e ISG’së.
Në fund, mbështeten përpjekjet e BE’së për vendosjen e një pranie të plotë dhe funksionale sipas marrëveshjeve të Lisbonës për të çuar përpara zhvillimin afatgjatë të Kosovës dhe të ardhmen e saj europiane.
Ndryshe, Grupi Ndërkombëtarë Drejtues është mbledhur të hënën në nivel të drejtorëve politikë për Ballkanin.
Presidenti shtron drekë për ISG’në
Në mesditë, Presidenti Fatmir Sejdiu ka shtruar drekë për diplomatët e 25 shteteve që përbëjnë Grupit Ndërkombëtar Drejtues, ISG.
Në një konferencë për media, Shefi i Shtetit tha se gjatë drekës i ka informuar diplomatët me zhvillimet e përgjithshme në Kosovës, për sfidat dhe sukseset e arritura.
“Paralelisht kemi një zotim që do ta realizojmë në ecje e sipër për të pasur Kosovën me realizim të pritjeve të qytetarëve të vet, një Kosovë të plotë, një pavarësi që nuk ka kthim, një pavarësi që nuk negociohet dhe një integritet të plotë territorial”, tha Sejdiu, para gazetarëve.
Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të ISG’së që të ndihmojnë autoritetet e Prishtinës në procesin e lobimit për njohjen ndërkombëtare të Shtetit të Kosovës.
Kryeministri Thaçi, ndërkaq, sërish ka insistuar se Kosova po shkon drejt mbylljes së procesit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së saj.
“Ne jemi duke punuar maksimalisht për implementimin dhe për mbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur. Kosova është duke ndërtuar institucionet e veta kredibile për të marrë përgjegjësitë që i takojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve”.
Ai shtoi se mbetet i hapur për bashkëpunim me fqinjët e Kosovës, duke përfshirë edhe Serbinë.
Në fjalën e tij, Shefi i ICO’së, Pieter Feith, ndërkaq, ka rezervuar lëvdata për punën e institucioneve të Kosovës. Ai, duke folur në emër të ISG’së, tha se vendi po ecën mirë në zbatimin e Planit të Martti Ahtisaarit.
“Mund ta them qëndrimin e ISG’së se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe ne e mbështesim fuqishëm atë dhe gjithashtu shfaqim përkushtimin tonë të përbashkët për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tuaj”, ka thënë Feith.
Por, Feith, Sejdiu dhe Thaçi folën edhe për top temën e këtyre ditëve në Prishtinë - inkriminimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë në korrupsion.
Presidenti insistoi se rastet e fundit janë të izoluara.
“Për Kosovën mund të thuhet se ka përballje me fenomene që në një formë a një tjetër mund të quhen si pjesë e përpjekjeve nganjëherë të drejtpërdrejta për të zbehur imazhin e vendit, por ajo që e them dhe e përsëris është që Kosova është me tablo të mirë të zhvillimit të saj. Them po ashtu se Kosova nuk është e inkriminuar, flas nëse dikush dëshiron ta lexojë asisoj për fenomene të caktuara, por janë njerëzit që s’mund të them numra apo emra, që eventualisht mund të kenë rënë në kundërshtim me ligjin me sjelljet e tyre. Prandaj, ligji duhet të veprojë dhe organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e vet”, ka thënë Sejdiu.
Ngjashëm u shpreh edhe Kryeministri.
“Askush shtetin tonë nuk mund ta paraqesë të inkriminuar, sepse nuk është i inkriminuar”, tha ai.
Pieter Feith, ndërkaq, tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është proces i vështirë, por i domosdoshëm.
“Është shumë e rëndësishme ajo që kanë theksuar edhe Presidenti edhe Kryeministri se hetimet nuk do të mund të bëhen subjekt për politizim dhe ndërhyrje politike. Institucionet e drejtësisë së Kosovës janë në krye të kësaj lufte duke u mbështetur fuqishëm nga EULEX’i, por përgjegjësia kryesore është e tyre për të ecur më tej me këto hetime”, ka thënë Feith.
Jugu, shembull për Veriun
Përfaqësuesit e ISG’së të shoqëruar nga Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, para se të shkonin në drek në Gërmi, kanë qëndruar në Graçanicë, ku kanë takuar krerët e tri komunave të reja, të krijuara me procesin e decentralizimit në bazë të Planit Ahtisaari.
Ata e vlerësuan me nota pozitive krijimin e këtyre komunave të reja duke thënë se mund të shërbejnë si shembull për komunat në veri të Kosovës.
Shefi i ICO’së, Pieter Feith tha se decentralizimi i suksesshëm në pjesën jugore do të ishte një mesazh i mirë dhe inkurajues për qytetarët e pjesës veriore të Kosovës, të cilët do ta dinin se cilat janë përfitimet e pjesëmarrjes së qytetarëve serbë në institucionet lokale.
“Me fjalë të tjera, ne shpresojmë që qytetarët në veri të Kosovës do të jenë të interesuar të shohin se çfarë po ndodh këtu, çfarë është duke u arritur dhe çfarë dobie janë duke pritur ata”, ka thënë Feith, duke shtuar se pret që takime të tilla do të mund të realizohen edhe në Veri, në një të ardhme të afërt.
“Shumë shpejt grupit do t`i raportojmë për suksese edhe në Veri”, ka thënë Feith, duke përmendur edhe kohën kur mendon se Veriu do të mund të inkuadrohej në jetën institucionale të Kosovës.
“Besoj se vitin e ardhshëm do të mund të organizojmë një takim të tillë në Veri”, ka thënë Feith.
Ministri Sadri Ferati tha se nga ISG’ja ka kërkuar mbështetje që mbi këto vlera që janë evidente të vazhdohet implementimi i projekteve edhe në pjesët e tjera të Kosovës - në Mitrovicë, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanovic u shpreh i kënaqur që në vendin e tij të hënën ishin mysafirë përfaqësues të lartë nga Europa, të cilëve, siç tha ai, u ka treguar për të arriturat dhe sfidat në Graçanicë.
Çka është ISG’ja?
Grupi Drejtues Ndërkombëtar është themeluar më 28 shkurt 2008 dhe është mekanizmi i cili i ka dhënë mandat Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë që të mbikëqyrë pavarësinë, përkatësisht zbatimin e Pakos së Ahtisaarit.
Anëtarë të këtij grupi janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Suedia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
ISG’ja, sipas Pakos së Ahtisaarit, do të duhej të udhëzohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB’së, mirëpo Plani i Ahtisaarit nuk e ka marrë bekimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për shkak të bllokimit nga Serbia dhe aleatët e saj. Takimi i fundit i ISG’së në Kosovë ishte në tetor të vitit të kaluar.