Bie me 25 perqind numri i aksidenteve rrugore ne Tirane per 5 muajt e pare
Bie me 25 përqind numri i aksidenteve rrugore në Tiranë për 5-mujorin
Shtimi i masave të policisë rrugore konsiderohet si esenciale në uljen e ngjarjeve të rënda në rrugë, ndërsa nisja e sezonit turistik ka sjellë ristrukturimin e shërbimeve për lehtësimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve.
Shërbimet e Policisë Rrugore ulin me 25 përqind numrin e aksidenteve me vdekje në kryeqytet.
Nga 10 aksidente të tilla të ndodhura për periudhën janar maj të vitit të kaluar për 5-mujorin janë shënuar vetëm 7 aksidente fatale.
Sipas Selami Kapedanit, shef i edukimit dhe parandalimit të aksidenteve, shkaqeve kryesore të aksidenteve veç fenomeneve si përdorimi i alkoolit, shpejtësia dhe mosrespektimi i Kodit Rrugor, u shtohet edhe mungesa e sinjalistikës apo kalimeve të sigurta për kalimtarët.
Akset më problematike për aksidentet rrugore janë pikërisht aty ku mungesa e sigurisë që qytetarëve është më e madhe.
Kurse Ilir Budlla, oficer i grupit të trafikut e eskortimit,
pohon se “jemi në mesin e qershorit dhe fillimin e sezonit turistik veror. Drejtuesit e policisë rrugore të kryeqytetit kanë ristrukturuar shërbimet për t’u përballur me specifikat e trafikut për periudhën e verës”.
Shërbimet janë instruktuar në kontrolle për respektimin e kodit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, dhe të jenë të rreptë në konstatimin e drejtuesve që kanë konsumuar pije alkoolike, shpejtësi dhe të tjera shkelje që bëhen shkak për aksidenteve të rënda në rrugë.