E Shtunë, 31 Tetor 2026

I hyjnë prostitucionit për të financuar shkollimin

Share

Një numër gjithmonë e më i madh studentesh në Angli po punojnë si prostituta për të financuar edukimin e tyre. Në këtë përfundim arrin Unioni Kombëtar i Studentëve. UKS thotë po ashtu se studentët po i hyjnë bixhozit ose marrin pjesë në eksperimente mjekësore për të financuar studimet.

BBC raporton se sipas UKS shkak për këtë situatë janë rritja e pagesave dhe kostove të jetesës si dhe shkurtimet në fondet për edukimin.

Por qeveria nga ana e saj thotë se ofron një paketë tepër bujare për suport financiar.

Një organizatë që kujdeset për të ndihmuar prostitutat thotë se vitin e shkuar është dyfishuar numri i studenteve në këtë zanat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›