Letra e një nëne: Basha po heq edukatoret e çerdheve nga puna për ti zëvendësuar me militante të PD-së
Ju shkruaj pasi jam e shqetesuar fillimisht si prind per femijen tim dhe normalisht si qytetare e thjeshte e shoqerise shqiptare.
Sot jam njoftuar nga edukatorja e vajzes sime, ne cerdhen prane Stacionit te Trenit, se ajo ishte lajmeruar per pushim nga puna po sot, pa asnje arsye. Dita e fundit e saj eshte fundi i kesaj jave. Javen qe vjen, sic duket vjen arsenali i ri i edukatoreve, qe normalisht shanset jane qe s’kane as kualifikimet e duhura per t’u marre me femije dhe prandaj ishin pa pune deri tani. Ju kujtoj se Bashkia e Tiranes e ka nen pergjegjesi sistemin e çerdheve. Rrjedhimisht keto levizje jane totalisht politike dhe pa sensin e punes dhe kualifikimit.
Si prind, jam e shqetesuar per dy gjera: Se pari, femija im eshte mesuar me edukatoret e saj. Me ne fund, pas disa muajsh, nje femije 2 vjeç, mezi pret te shkoje ne çerdhe dhe nuk futet brenda ne rast se nuk e pret edukatorja e saj, ndryshe qan dhe uleret. Eshte çeshtje besimi dhe psikologjia e nje femije, e kerkon besimin per t’i dhene kuptim jetes dhe dites. Mua me shqeteson fakti qe femija im duhet te ambientohet tani me nje edukatore tjeter, kur ajo sapo arriti ambientimin kete vit shkollor. Ju kujtoj qe edukatoret ndryshojne çdo vit.
Se dyti, shqetesohem per kualifikimin qe kane keto gra shtepiake, militante te flakta mbase te PD-se, te cilat e marrin punen vetem sepse ne vend qe te trajnoheshin, punonin e fitonin eksperience per femijet, kane dale mbase neper mitingje gjithe vitin e shkuar. Une si prind, kerkoj nje person qe i sheh femijet si qenie humane dhe jo mjete pune, kerkoj nje person qe te kete pasion per punen me femije, kerkoj nje person qe te kete kualifikime dhe eksperience me femije dhe psikologjine e tyre. Pse duhet hequr ato edukatore qe i permbushin keto, kur s’kane bere faj???
Si qytetare, jam e shqetesuar sepse bashkeqytetaret e mi s’kane te drejtat themelore te njeriut ne nje vend te tille. S’kane siguri ne punen e tyre. Hiqen pa arsye… Ku eshte kodi i punes qe mbron punemarresit? Si mund t’i heqesh njerezit pa arsye nga puna? Do t’a kuptoja nese trajtonin femijet keq, nese kane neglizhence ne pune, etj etj. Por pa arsye fare, i nxjerr ne mes te rrugeve? A kishte menduar valle z. Basha se duke hequr ca e vene te tjere ne pune, do te ulte papunesine qe na mbushi veshet per 6 muaj neper tv e rruge? -1+1=0 dhe matematika nuk gabon. Apo ai vetem di te lexoje libra?? Se gje tjeter s’di! Z. Basha sigurisht qe s’ka ndjenja humane ndaj femijeve sepse le te vetet te jetojne larg vetes vetem per hir te parave qe fiton ketu. POR une si nene kam! Me dhimbset femija im dhe nuk dua qe te shqetesohet nga politika te ndyra qe bejne prototipa si ai e te tjere qe e ndjekin nga pas. Si mundet nje grua qe eshte nene, te pranoje nje pune, duke ditur se shkakton dhimbje tek femijet nje here dhe me pas te medhenjte? Cfare mund te pres une nga nje karakter i tille, servil dhe i padrejte qe te edukoje femijen tim 8 ore ne dite???
Mbase ky lajm per ju eshte thjesht scoop e mbase nuk do beni asgje. Por do te deshiroja qe te pakten, nen presionin e nje reklame te keqe te dale nga Fiks Fare – sic ndodh shpesh ne kete vend ku drejtesia eshte bere si term qesharak, drejtoret dhe drejtoreshat e reja te ndergjegjesohen, te pakten nje here te vetme qe po bejne mekat ndaj qenieve te pafajshme sic jane femijet, dhe kjo nepermjet artikujve tuaj.