Çerdhet, Basha: Restaurim dhe ndërtim, numër të mjaftueshëm brenda dy vitesh
Tiranë- Kushte të përshtatshme në çerdhe dhe ndërtimi i disa të rejave, do të realizohen brenda dy vitëve të ardhshme. Kështu ka deklaruar sot kreu i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha gjatë një vizite në çerdhën numër 11 në zonën e Laprakës në Tiranë.
Ndër të tjera kreu i bashkisë Basha deklaroi se në buxhetin e ri të Bashkisë së Tiranës restaurimi i çerdheve ekzistuese dhe ndërtimi i çerdheve të reja zë një vend të veçantë.
Në planifikimin tonë afatmesëm synohet që brenda dy viteve të ardhshme, numri i çerdheve në të gjithë territorin e qytetit, të jetë i mjaftueshëm për të permbushur kërkesat e qytetarëve, kërkesë që sot është më e madhe, se sa mundësitë për ti përballuar, me numrin e çerdheve aktuale- deklaroi kryebashkiaku Basha, i cili shoqerohej edhe nga zonja e parë e kryeqytetit, Aurela.
Ndërkaq OSBE-ja ka mundësuar paisjen e kësaj çerdheje, me mjete të domosdoshme, si shtretër, dyshekë, frigoriferë, ngrohëse, peshqirë, batanije, çarcafë, tapete dhe një kënd lojrash, duke kontribuar kështu në përmirësimin e ndjeshëm të kushteve, për 34 fëmijët e çerdhës nr. 11 në zonën e Laprakës.
Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Ana Maria. Në fjalën e tij ambasadori Wolllfarth theksoi domosdoshmërinë që të gjithë të japim pak më shumë dashuri dhe ngrohtësi për fëmijët jo vetëm për festa por në çdo ditë të vitit.
Me aq fonde sa mund të siguronim, u përpoqëm të ndihmonim këtë çerdhe, fëmijët e kësaj çerdhjeje, me disa pajisje të nevojshme, që ti bëjnë ata të lumtur, jo vetëm për Krishtlindje por edhe për muaj të tërë në vijim – tha ambasadori Wollfarth.
Në fund të vizitës u ndanë edhe të tjera dhurata për vogëlushet e kësaj çerdheje.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- 100 ditët në krye të Bashkisë, Basha: Realizova premtimet Tiranë- Lulzim Basha, kreu i bashkisë së kryeqyteit ka bërë...
- Basha-Topbash: Do i hapim rrugën binjakëzimit të dy qytetëve Turqi- Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar...
- Basha: Qëllimi, një Tiranë tërheqëse për bizneset Tiranë- Një grup biznesmenësh amerikanë janë pritur sot nga kryetari...