E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesi shpallet personazhi i vitit nga TIME

Revista prestigjioze TIME  ka shpallur protestuesin si personazhin e vitit 2011. Revista e referohet protestave në Lindjen e Mesme, të cilat u përhapën në Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Revista i cilësoi protestuesit si ri-përcaktues të fuqisë së njerëzve nëpër botë. Çmimi i kësaj reviste shkon për personin apo gjënë që revista mendon se ka pasur më së shumti ndikim në lajmet dhe kulturën e vitit që e lëmë pas, për të mirë apo për të keq.

Vitin e kaluar, themeluesi i Facebook, Mark Zukerberg u shpall nga TIME, personazhi i vitit. Fituesit e kaluar përfshijnë emra të tjerë të njohur, si presidenti Barak Obama dhe këngëtari Bono, nga grupi U2.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›