E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia qëllon kanibalin sllovak, do hante një zviceran

Kanibali sllovak pasi u qëllua nga policia

Policia sllovake ka qëlluar një 43 vjeçar nga ky vend, i cili po kërkonte të hante një person. Sllovaku kishte bërë gati të gjithë planin. Viktima e tij, një zviceran, kishte rënë dakord që të sakrifikohej. Por në vend që të shkonte ai në Sllovaki, u dërgua një agjent. Por nuk ishte dhe aq e lehtë për shkak se sllovaku ishte një ekspert në përdorimin e armëve. Policia e sulmoi dhe ai plagosi rëndë një agjent. Më pas mbi të u qëllua nga shumë drejtime. Kanibali mori pesë plagë në trup dhe është në gjendje të rëndë në spital. Ai kishte bërë të gjithë planin gati se si do e hante zviceranin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›