Vota per partite, kryeson Aleanca per Qytetarin Qamil Xhani
Numerimi i votave per subjektet politike e rendit koalicionin “Aleanca per Qytetarin” si fitues te zgjedhjeve ne rang kombetar. Rezultatet parapake te numerimit te votes se subjekteve politike, e vendosin mazhorancen ne avantazh me 46.855 vota ndaj koalicionit te opozites. “Aleanca per Qytetarin” ka marre 539.076 vota, ndersa “Aleanca per te Ardhmen” 492.221 vota. Nderkohe qe perfundimi i gjithe procesit pritet te sjelle dhe nje pamje me te qarte te diferencave qe kane te bejne me voten per subjekte politike te marra ne zgjedhjet e 8 majit. Trendi i votes se marre nga koalicionet perfaqeson dhe bazen e votes politike, ku mazhoranca tregon nje diference te qarte. Me rendesi eshte fakti se koalicioni i mazhorances ka arritur te marre me shume vota sesa opozita edhe ne bashkite ku kandidatet e saj kane dale humbes ne garen per drejtues te njesive vendore. Keshtu ne Elbasan, Kavaje dhe Shijak ku kandidatet e zgjedhur nga “Aleanca per Qytetarin” kane humbur, votat e marra nga gjithe subjektet per keshillat bashkiake, jane me shume sesa totali i votave qe ka marre kandidati. Ne Bashkine e Elbasanit, per votat si subjekt politik, Partia Demokratike ka arritur nje rezultat mjaft pozitiv. Ne baze te rezultateve jo perfundimtare, mazhoranca ka fituar 47 keshilltare kundrejt 20 te “Aleances per te Ardhmen”. Ne Kavaje mazhorana ka marre 5.952 vota per keshillin bashkiak, kundrejt 3189 votave te marre nga opozita. Nderkohe qe per kandidatet, i PS-se ka marre 6008 vota, ndersa kandidati i PD-se, 5128 vota. Edhe ne Shijak eshte e njejta situate ne raportin mes votave per kandidate dhe ato per keshillin bashkiak. Koalicioni i mazhorances ka marre 2.504 vota, ndersa ai i opozites 2.195 vota. Nje diference mjaft e madhe votash eshte shenuar dhe ne qytetin e Lushnjes. Ndersa kandidati i mazhorances ka humbur duke marre vetem 7987 vota, per keshilli bashkiak koalicioni qeverises ka marre 9.007 vota, kundrejt 1.048 qe ka marre koalicioni i opozites. Po ashtu dhe ne zgjedhjet per bashkine e Permetit, “Aleanca per Qytetarin” ka marre me shume vota per keshillin bashkiak sesa per kandidatin. Per keshillin, Partia Demokratike me aleate ka marre 1.786 vota, ndersa koalicioni i Partise Socialiste, 1685 vota. Ne bashkine e Corovodes, “”Aleanca per Qytetarin” ka marre 1.760 vota, ndersa “Aleanca per te Ardhmen” 955 vota. Po ashtu diferenca eshte e dukshme dhe ne bashkine e Policanit, ku mazhoranca ka marre 1.599 vota, ndersa opozita 1.361 vota per keshillat bashkiake.