E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jep fund jetës Ardian Klosigjendet i vetëvarur në banesë

Të tjera rreth shkrimit Rama: Iku antikonformisiti që refuzoi vulgaritetin TIRANE- Publicisti dhe përkthyesi i njohur Ardian Klosi i ka dhënë fund jetës mbrëmë në banesën e tij, pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Policia bën të ditur se Klosi, 54 vjeç, është gjetur i vetëvarur në vilën dy katëshe pranë kompleksit të pallateve të njohura me emrin "Kodra e Diellit" rreth orës 23:30 minuta.

Të afërm të Klosit kishin njoftuar policinë se ai nuk përgjigjej në telefon. Policia thotë se shkak i vdekjes është asfiksia mekanike e shkaktuar në qafë. Kohët e fundit analisti i njohur kishte tentuar edhe dy herë të tjera t'i jepte fund jetës duke pirë ilace dhe duke prerë damarët, dhe për këtë ishte mjekuar dhe në spitalin nr 5. Prej muajsh Klosi ishte tërhequr nga jeta publike.

Policia tha se para se të merrte vendimin fatal, i ka dërguar një mesazh në celular  bashkëshortes së tij gjermane, Jutta Benzenberg, me të cilën ai ka edhe dy vajza 18 dhe 16-vjeçare.

KUSH ISHTE ARDIAN KLOSI
U lind në 1957 dhe u diplomua në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në 1981. Nga viti 1993-1998 qëndroi në Gjermani. Është autor i disa librave, si “Refleksioni”, në 1991, “Shqipëria zgjim i dhunshëm”, “Quo Vadis Shqipëri,” 1993, “Shqipëria cmund të jetë në gjermanisht”, Fjalor gjermanisht- shqip, si dhe mjaf artikuj dhe analiza në shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Në 1998-1999, pas kthimit nga Gjermania ishte drejtor ipërgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›