I jepet lamtumira e fundit Bekim Fehmiut

Në morgun e varrezave të reja të Beogradit, sot prej orës 15 deri 16, në praninë e familjes së ngushtë, shumë qytetarë të Beogradit të moshave të ndryshme, artistë, e përfaqësues të jetës politike u ndanë nga aktori i madh Bekim Fehmiu duke ia dhënë lamtumirën e fundit për në jetën e amshuar.
Në ceremoni morri pjesë dhe presidenti serb Boris Tadiç dhe zyrtarë të lartë serb.
Ishin të pranishëm edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Beograd, si dhe përfaqësuesit e ambasadës së Shqipërisë të cilët pranë arkivolit vendosen një kurorë me lule.
Familjes ia dorëzua telegrami i ngushëllimit të cilin e kishte dërguar kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Në këtë ceremonial nuk kishte fjalime nga politikanët e artistët.
Kremimi i trupit të aktorit të madh do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme, kurse pastaj urna me hirin trupit të tij do të niset për në Kosovë. /bbc/