E Diel, 1 Nëntor 2026

Bebja e porsalindur në kazanin e plehrave, policia flet për hetimet

Pogradec, 17 Qershor, NOA Qyteti i Pogradecit, i cili do të tronditej dy muaj më parë nga lajmi se një bebe e vdekur u gjet në tarracën e spitalit, përcjell një tjetër ngjarje të rëndë, duke patur si motiv sërish një foshnjë të porsalindur të braktisur prej prindërve.

Fjala është për një të tillë që është gjendur në kazanin e plehrave, i cili ndodhet në lagjen 2 të Pogradecit, ndërsa sipas raportimeve që bëjnë forcat policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ajo është e seksit femër.

Mësohet gjithashtu se foshnja e porsalindur është gjetur nga dy persona, të cilët e kanë lënë më pas nën kujdesin e personelit mjekësor të maternitetit të këtij qyteti, që po merren me kontrollin e treguesve shëndetësorë të saj.

Grupi hetimor i ngritur posaçërisht për ta ndjekur këtë çështje kreu veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të Braktisjes së fëmijës së mitur, parashikuar nga neni 124/1 dhe 2 i Kodit Penal.

Ndërkaq, policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale, kurse materialet për këtë rast i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Dy muaj më parë në në spitalin e Pogradecit, është gjendur e vdekur një bebe e braktisur prej prindërve të saj, e seksit mashkull.

Edhe ajo u gjend nga njerëz rastësorë, fatkeqësisht kur e kishte humbur jetën e ndërsa policia u angazhua që të gjente me çdo kusht prindërit që e kishin braktisur krijesën e pafajshme.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›