Labi ndihmon spitalin e Ferizajt
Këngëtari i mirënjohur ferizajas, Labinot Tahiri-Labi i ka dhuruar të enjten një autoambulancë Spitalit Rajonal të Ferizajt, i shtyrë nga përkujdesja që ka treguar ky spital për babain e tij dy vjet më parë, kur ai ishte ballafaquar me një infarkt.
Labi i ka falënderuar të gjithë punonjësit e spitalit që kanë ndihmuar prindin e tij dy vjet me parë kur kishte probleme shëndetësore.
“Zoti dhe spitali ma shpëtuan babain, ndaj unë kam vendosur që të mirën t’ua kthej më të mirë. Kam hasur edhe në raste kur dikush është dashur të transferohet në Emergjencë për Prishtinë, prandaj ishte ideja se duhet të ketë më shumë vetura”, ka thënë Labi.
Nga ana tjetër drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Dr. Sylejman Metushi tha se autoambulanca ka qenë mëse e nevojshme për këtë institucion shëndetësor dhe ka falënderuar Labin.
“Labi na e ka dhuruar këtë autoambulancë, e cila do të jetë në shërbim të spitalit. Kemi pasur probleme të vazhdueshme me veturat, kemi pasur vetëm 2 autoambulanca dhe kjo sado pak do ta zbus këtë problem. Do të ndihemi me qetë, sepse kemi pas raste kur përnjëherë 3 raste me politrauma, t’i referojmë. Tash do të jemi me të qetë”, është shprehur Metushi.
Ndërkohë këngëtari ferizajas Labinot Tahiri tha se gjithmonë do të mundohet që në mënyra të ndryshme të ndihmojë spitalin e Ferizajt, por edhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë. /kosovapress/