Shtëpia me sherr
Nga viti 2002, Akademia Gjermane për të Rritur (AGEF), ka pasur në shfrytëzim të përkohshëm objektin e Arkivit Komunal të Komunës së Prishtinës.
Ky objekt ka qëlluar të jetë shumë pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Por pas një kohe, duket se komuna ka vërejtur një parregullsi, lidhur me shfrytëzuesin aktual të këtij objekti. Për këtë arsye, në mbledhjen e katërt të Komiteti për Politikë dhe Financa, është propozuar që ky objekt t’i kthehet Komunës.
Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës thotë se në vitin 2002, është bërë një kërkesë nga ana e AGEF-it për shfrytëzimin e objektit të Komunës.
“Kërkesa e tyre është bërë për trajnimin e qytetarëve të Kosovës, për ndërmjetësime në punësim për kuadrin profesional dhe disa çështje të tjera”, shpjegon Gashi për Express.
Por, sipas tij, Komuna ka kuptuar që ky objekt nuk po shfrytëzohet nga AGEF-i, prandaj edhe është marrë vendim për shfuqizim të kërkesës nga ana e shkollës gjermane.
“Ky objekt nuk ka qenë duke u përdorur prej Akademisë Gjermane, mirëpo nga Agjencia e Përkrahjes se Punësimit në Kosovë ‘Dawidaku’”, thotë Gashi. Ai sqaron se sapo
Komuna e ka kuptuar këtë, ka vendosur që të marrë vendim për largimin e shfrytëzuesit aktual të objektit në fjalë.
Megjithatë, sipas zëdhënësit Gashi, një vendim i tillë nuk është fuqizuar ende.
“Propozimvendimi do të kalojë edhe në Kuvendin Komunal të Prishtinës, pastaj do të vlerësohet dhe do të merret vendim definitiv për largimin e Agjencisë, e cila deri më tani ka në shfrytëzim objektin tonë”, thotë Muhamet Gashi.
Por Bedri Xhafa, udhëheqës i përgjithshëm i Agjencisë së Përkrahjes së Punësimit në Kosovë “Dawidaku”, e cila ndodhet e vendosur në këtë objekt, thotë se nuk ka asnjë lloj informacioni lidhur me këtë vendim.
“Unë nuk kam asnjë lloj informacioni sa i përket këtij vendimi. Është hera e parë që po e dëgjoj këtë lloj informacioni dhe në fakt, po më vjen çudi. Askush nuk më ka thënë asgjë”, tregon Xhafa për Express.
Ai shpjegon se ditë më parë ka pasur një vizitë nga ana e disa punonjësve të Komunës.
“Ishin para dy jave disa të Komunës. I kërkuan disa informata të organizatës dhe unë ua dhanë dhe asgjë më shumë. Nuk e di pse i kërkuan të dhënat”, tregon Bedri Xhafa.
Megjithatë, sipas Xhafës, nuk ka asgjë jotransparente lidhur me objektin.
“‘Dawidak’ është filiale e Agjencisë AGEF, që ndodhet në Berlin, ne jemi pjesë e saj, e që disa vite e shfrytëzojmë objektin e Komunës”, shpjegon ai.
Ai thotë se Komuna nuk mund të marrë e vetme vendime të tilla.
“Ne kontratën e kemi për shfrytëzim të objektit deri në vitin 2012. Pa pëlqimin e shtetit gjerman, i cili e ka hapur këtë filiale, Komuna nuk mund të marrë vendime sipas
dëshirës”, sqaron Xhafa.
Kur kjo akademi është vendosur në këtë objekt, ajo ka qenë pjesërisht e shkatërruar dhe shumë e vjetër. Menjëherë pas miratimit të kërkesës së tyre për shfrytëzim, AGEF-i ka filluar renovimin e objektit të realizuar me mjetet e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
Ndërkaq, udhëheqësi i APPK-së, Bedri Xhafa thotë se kjo është arsyeja e vetme që Komuna i paska marrë këto vendime që ai nuk i di.
“Kur e kemi marrë objektin, ka qenë në gjendje të mjerueshme, për këtë edhe e kemi rinovuar. Por tash Komuna e ka të gatshme, prandaj edhe po ndodh e gjithë kjo”, përfundon Xhafa.