E Diel, 1 Nëntor 2026

I jepet lamtumira e fundit kreut të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi

TIRANE - Është përcjellë në banesën e fundit kreu i Partisë Komuniste Hysni Milloshi, i cili u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë, pas një sëmundje në mushkëri.

66-vjeçari ishte i shtruar prej pak ditësh në spitalin e Sanatoriumit, vuante nga fibroza pulmonare, ndërsa për mjekët vdekja e tij ishte e papritur.

Homazhet për Hysni Milloshin janë zhvilluar ne orën 11 deri në 12 në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë ku merrnin pjesë të afërm, miq dhe simpatizantë të Partisë Komuniste.

Më pas kortezhi është drejtuar në varrezat publike në Tufinë, ku dhe i është dhënë lamtumira e fundit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›