SHBA, Berisha- Fried: Marrëdhëniet mes dy vendeve, të shkëlqyera
SHBA - Gjatë vizitës së tij në SHBA, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Ambasadorin Daniel Fried, ish-ndihmës Sekretari i Shtetit dhe tashmë i Ngarkuari i Posaçëm i SHBA për mbylljen e burgut të Guantanamos. Sipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, në takim merrte pjesë edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Ambasadori Fried i shprehu kryeministrit Berisha, qeverisë shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve urimet më të ngrohta e miqësore për 100-vjetorin e pavarësisë.
"Dy vendet tona kanë arritur bashkëpunime dhe suksese të mëdha së bashku. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një nga këto arritje të mëdha" -tha Ambasadori Fried.
Z. Fried e uroi kryeministrin Berisha për evenimentin e rëndësishëm që do të zhvillohet në muzeun e Holokaustit dhe vlerësoi tolerancën e shkëlqyer fetare dhe ndëretnike të shqiptarëve gjatë historisë, si një rast vërtet unik.
Nga ana e tij Kryeministri Berisha theksoi se " shqiptarët u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qeverisë amerikane dhe popullit amerikan, për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë gjithë këtyre viteve, në të gjitha fushat. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është arritja jonë më e madhe, pas pavarësisë së saj".
Ambasadori Fried e falënderoi kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë në rastin e të burgosurve të Guantanamos.
"Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dy vendeve, të bazuara mbi miqësinë e ngushtë e tradicionale midis të dy popujve e kombeve, si edhe vullneti dhe angazhimi për t’i zgjeruar e thelluar ato edhe më tej, në të ardhmen"- theksohet në njoftimin e Kryeministrisë .
(er.nu/BalkanWeb)