Komisioni i Konkurrencës gjobit “Romano Port’ me 6.7 mln lekë
TIRANE - Komisioni i Konkurrencës ka gjobitur me 2.35 për qind të xhiros vjetore për vitin 2010 ndërmarrjen “Romano Port”, një shumë që vlerësohet në rreth 6.7 milionë lekë.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Komisioni i Konkurrencës bën të ditur se pas hetimit të thelluar rezultoi se ndërmarja “Romano Port’ ka abuzuar me pozitën dominuese në tregun e ofrimit të ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm në zonën e Porto Romanos.
Sipas Komisionit të Konkurrencës, për disa shoqëri, ndërmarja në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të realizojë procesin e shkarkimit të gazit të lëngshëm, duke paraqitur arsye të paligjshme dhe të paarsyeshme.
Komisioni i Konkurrencës thekson se ky refuzim lidhet me interesat ekonomike të drejtpërdrejta të këtij operatori në tregjet e depozitimit dhe të tregtimit me shumicë të gazit, duke sjellë kufizimin e konkurrencës.
Gjithashtu Komisioni vendosi urdhërimin e “Romano Port” të mos kushtëzojë me ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)