Dorëheqja e Premçit, Këmbanë alarmi për kapjen e shtetit nga mafia
Tiranë- Kryesocialisti, Edi Rama përmes një deklarate për shtyp e ka cilësuar doreheqjen e ish-kryepolicit të Dibrës Shemsi Premçit si shembullin ideal për të treguar se këmbanat e korrupsionit dhe krimit duhet të degjohen jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga ndërkombëtaret.
Përmes një deklarate për shtyp kryesocialisti, Rama ka deklaruar se dorëheqja e Premçit është alarm për tërheqjen zvarrë të vendit në rrenimin e mëtejshëm.
…është një alarm që duhet ta dëgjojë Prokurorja e Përgjithshme, e cila prej kohesh heton mbi një ministër në thyerje të Kushtetutes dhe të ligjeve të vendit ka anashkaluar parlamentin dhe i ka shtruar rrugën gllabëruesve të pasurisë kombetare me pasoja tragjedi pas tragjedish në familjet e zakonshme të minatorëve të Bulqizës. Është një alarm që duhet të dëgjojnë të gjithë policët dhe drejtuesit e ndershëm të policisë së shtetit, të cilët ndeshen përditë njesoj siç është ndeshur deri dje edhe drejtuesi i lartë Shemsi Premçi me murin e shurdhët që mbron kusaret e medhenj të këtij vendi nga ndëshkimi i ligjit. Por edhe me kërcënimet për bukën e gojes përballë përpjekjeve të tyre për ti shërbyer me ndërshmëri dhe dinjitet shtetit dhe ligjit. Është një alarm që duhet ta dëgjojnë të gjithë të punësuarit e këtij shteti që u ka shkuar në palcë frika e padrejtësisë dhe u bëhet përditë dhe më e pamundur jetesa me punë të ndershme me liritë dhe të drejtat kushtetuese që u mohohen për një copë bukë. Është nja alram që duhet ta dëgjojë e gjithë shoqeria shqiptare që po tërhiqet zvarrë në rrugën e rrënimit të mëtejshëm ku pushetiti i padrejtësisë dhe korrupsioni i pandalë- tha Rama.
Duke shtuar se Partia Socialisti do të vijojë betejen në Kuvend për të demaskuar kapjen e shtetit nga mafia e kromit.
Por le ta themi është një alarm edhe për miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë për të kuptuar më mirë se hendeku mes asaj çfarë shkruhet nëpër ligje permes atyre që quhen reforma dhe çfarë ndodh në realitetin e përditshëm të shqiptarëve po shkon duke u zgjeruar frikshëm dita ditës në kurriz dhe në dëm të shqiptarëve. Partia Socialiste do të vijojë në Parlament betejen për zbardhjen e mëtejshme të krimit shtetëror që ka kapur për fyti Bulqizën, minatorët e kthyer në skllevër të rregjimit të korrupsionit si edhe lidhjet mes shpellave të mafias të denoncuar hapur me kurajo dhe me vullnet nga drejtuesi i lartë i policisë Shemsi Premçi dhe shkallëve më të larta të piramides qeveritare. Unë ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë veshë për të dëgjuar që të përfshihen në përpjekjen opozitare për të çliruar politiken nga kthetra e së keqes dhe për të çliruar nga e keqja papritur secili në qoshen e vet që ndryshimi i shumëpritur ndodh vetë. Shembulli i djeshëm i Shemsi Premçit është shumë domëthënës dhe i mirëpritur në këtë drejtim- përfundoi deklaraten e tij Rama.
Ish-kryepolici i Dibrës u dorëhoq ditën e djeshme dhe pasi mbërriti në Tiranë dhe në një prononcim për mediat akuzoi ashpër qeverinë dhe vetë kryeministrin Berisha për përfshirje në korrupsion dhe segmente të krimit.
E kam dëgjuar shpesh Berishën të flasë për shpellat e krimit dhe korrupsionit. Por ndërsa ditë flet kundër tyre, natën Berisha bashkëpunon me shpellat e krimit. Strukturat e policisë ndjehen të marra peng nga mafia dhe krimi dhe drejtohen nga një njeri që vetëm celësat e kashtës ka. Unë jam viktimë e mafias së kromit, e cila ka marrë peng vendin dhe shfrytëzon njerëzit si skllevër- deklaroi dje ish- kreu i Policisë në qarkun Dibër.
Dorina Bilbili/IDEA/