E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jepet lamtumira e fundit legjendes se futbollit, Panajot Pano

I eshte dhene lamtumira e fundit legjendes se futbollit shqiptar, Panajot Pano dhe dita e djeshme ne nderim te figures dhe personalitetit te rralle te tij, me vendim te qeverise shqiptare u shpall zi kombetare. Personalitete te larta te vendit, perfaqesues te sportit, miq dhe te aferm te Panos, dashamires te shumte te futbollit qe per vite me radhe kane pasur idhull Panajot Panon, ishin te pranishem per te bere homazhe ne nder te mbretit te futbollit shqiptar. Homazhet jane kryer ne hollin e Pallatit te Kongreseve dhe rreth mesdites se djeshme, arkivoli ishte i mbuluar me flamurin e Klubit te Partizanit, ku legjenda Pano, kaloi pothuajse te gjithe karrieren futbollistike, si dhe me fanellen numer 10 nen te cilen luajti per shume sezone. Gjate paradites se djeshme Pallati i Kongreseve ishte mbipopulluar nga te aferm te Panos, miqte, shoket dhe dashamires te shumte te futbollit qe prisnin mberritjen e arkivolit, per te bere homazhet e fundit me nderime dhe respekt, ashtu sic e meritonte Panajot Pano. Edhe Kreret me te larte te shtetit, Presidenti Bamir Topi, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, anetare te tjere te kabinetit qeveritar, kryetari i PS-se, Edi Rama dhe deputete te shumte, zyrtare te botes se sportit e personalitete te fushave te tjera, bene homazhet e fundit para trupit te pajete te legjendes Pano. Pas homazheve trupi i Panajot Pano u percoll per t'u prehur pergjithmone ne varrezat e Sharres, ne periferi te Tiranes. Panajot Pano ndodhej ne SHBA, bashke me familjen e tij, ku pas nje ataku kardiak u nda nga jeta ne moshen 71- vjecare. Legjenda e futbollit shqiptar, i vleresuar me titullin "Nder i Kombit" dhe "Sportisti me i mire i shekullit", do te mbetet simbol i futbollit tone, per kohen e arte qe kaloi ne vitet '60. Eshte propozuar qe stadiumi kombetar te marre emrin e Panajot Panos, ku legjenda, luajti per shume sezone.

Nderimet
Ne nder te Panajot Panos dita e djeshme u shpall dite zie kombetare. Flamujt neper institucionet shteterore dhe publike jane ulur ne gjysme shtize. Personalitete te larta te vendit, perfaqesues te sportit, miq dhe te aferm te Panos, dashamires te shumte te futbollit i dhane lamtumiren e fundit mbretit te futbollit shqiptar.

Pjesemarrja
Panajot Pano, legjenda e Partizanit, kombetares dhe futbollit shqiptar, u nderua pervec personaliteteve politike edhe nga mijera tifozeve, e drejtues te futbollit shqiptar. Keshtu, moren pjese presidenti i FSHF-se, Armando Duka; presidenti i Partizanit, Albert Xhani, si dhe te gjithe presidentet e klubeve dhe lojtare te skuadrave te tjera.

Topi: Isha me fat, kisha mik personal nje njeri te madh
Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi nderoi dje me respekt dhe dhimbje te thelle kujtimin e futbollistit me te madh shqiptar, Panajot Pano, i cili u nda nga jeta para kohe, pak dite me pare ne moshen 70-vjecare. Ne homazhet e zhvilluara ne Pallatin e Kongreseve me te gjitha nderimet shteterore, dhe ne kuadrin e dites se zise kombetare per legjenden e futbollit shqiptar, Kryetari i Shtetit vendosi nje kurore me lule dhe u perul me respekt perpara trupit te pajete te sportistit dhe virtuozit te pakrahasueshem, i cili me talentin dhe aftesite e tij, u dhuroi sportdashesve shqiptare dhe atyre te huaj magjine e lojes terheqese te futbollit duke dhene nje kontribut te pacmuar dhe duke frymezuar brezat e mevonshem te lojtareve te rinj. Ne vleresim te futbollistit te madh, qe e nis karrieren e tij ne SK "Tirana", per ta vazhduar ne radhet e "Partizanit" dhe per te shkelqyer me fanellen e ekipit kombetar dhe te njeriut me vlera te rralla njerezore dhe qytetare, i cili eshte dekoruar vjet nga kreu i shtetit me urdhrin "Nderi i Kombit", Presidenti i Republikes i percolli familjes dhe te afermeve te Panos si dhe gjithe bashkesise se sportisteve e sportdashesve ngushellimet me te sinqerta per ndarjen nga jeta te ketij futbollisti dhe njeriu te vecante nepermjet nje prononcimi per mediat e pranishme: "Sigurisht qe kam shume dhimbje per ndarjen nga jeta te nje talenti te rralle. Por ne te njejten kohe te nje njeriu ekstremisht modest dhe pertej dhimbjes njerezore qe ndjen cdokush, isha me fat qe ne kete jete pata mundesine te shikoj talentin e rralle te sportit shqiptar ne fushen e blerte. Per me shume isha me fat qe njoha nga afer nje njeri me nje dimension te rralle njerezor, ku i rrethuar me shume se kush nga nje tifozllek sportiv dhe njerezor, ky njeri ishte jashtezakonisht i thjeshte. Me kete shpjegohet qe ai sot nderohet nga shume njerez te thjeshte, kolege te tij, por mbi te gjitha nderohet nga mbare populli shqiptar. Pra isha me fat realisht qe e kisha Panajotin nje mik personal".

Berisha: Pano, le pas nje trashegimi te jashtezakonshme
Panajot Pano ishte futbollisti i jashtezakonshem qe per dekada mbushi me gezim, entuziazem, krenari dhe dashuri zemrat e te gjithe sportdashesve shqiptare, perfaqesoi sportin, cilesite sportive te shqiptareve, performancen e tyre, me mire se kushdo tjeter.
Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe ne Pallatin e Kongreseve, per nder te futbollistit te shquar Panajot Pano. Ne prani te perfaqesuesve te tjere te larte te qeverise, deputete dhe personalitete sportive, kryeministri Berisha ngushelloi familjaret e te ndjerit Pano, per humbjen e njeriut te tyre te dashur. Ne fjalen e tij para mediave, duke lartesuar figuren e futbollistit legjendar Panajot Pano, kryeministri Berisha u shpreh: - "Keto jane momente prekese, kur kombi i thote lamtumire sportistit, futbollistit, personalitetit me te shquar te sportit ne historine e Shqiperise, me te talentuar, me te dashur, me popullor. Panajot Pano ishte futbollisti i jashtezakonshem, qe per dekada mbushi me gezim, entuziazem, krenari dhe dashuri, zemrat e te gjithe sportdashesve shqiptare, perfaqesoi sportin, cilesite sportive te shqiptareve, performancen e tyre, me mire se kushdo tjeter. Vertete sot ai ndahet nga jeta, por le nje trashegimi te jashtezakonshme, nje emer te nderuar per sot dhe per te gjitha koherat".

Edi Rama: Pano, nje kampion i femijerise
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i shoqeruar nga nje grup deputetesh Gramoz Ruci, Ermelinda Meksi, Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Blendi Klosi, Fatmir Toci, Astrit Beci, Asllan Dogjani, Dashamir Peza, Eduart Shalsi, dhe Saimir Tahiri, kryen sot ne mesdite homazhe ne nderim te legjendes se futbollit shqiptar, Panajot Panos. Lideri socialist, se bashku me deputetet qe e shoqeronin, vendosen kurora me lule prane trupit te pajete te ish-futbollistit qe fitoi zemrat e shqiptareve me ndeshjet qe zhvilloi neper stadiumet e vendit. Kryetari Edi Rama, pas homazheve theksoi: - "Kur largohet nje kampion i femijerise, si Panajot Pano, atehere njeriu kupton se jeta ka me pak endrra. Vet prania e gjithe ketyre njerezve, te cilet Panajot Pano i ka bere te enderrojne gjate kohes kur luante ne fushen e blerte, si pak kush apo si askush tjeter, eshte tregues i zhurmes qe ai ka lene pas. I perjetshem qofte kujtimi i tij!", - tha ne perfundim te mesazhit te tij, Edi Rama.

Josefina Topalli: Ishte numri 10, ne te gjitha kuptimet
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli beri sot homazhe ne nder te legjendes
se futbollit shqiptar, Panajot Pano, i cili u nda nga jeta pak dite me pare
ne moshen 71 vjecare. Panajot Pano, mjeshtri i sportit qe beri histori, u nda nga jeta pas nje infarkti ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe trupi i tij mberriti sot ne
atdhe, dite e shpallur zi kombetare. Talenti i tij u shqua si ne Shqiperi, ashtu dhe ne arenen nderkombetare, duke e bere ate nje ikone te paperseritshme te futbollit shqiptar, i nderuar me cmimin "Nderi i Kombit". Pas homazheve, kryetarja e Kuvendit, duke folur per kete personalitet te sportit tha: - "Aty pashe fanellen me numer 10. Ishte 10 ne te gjitha kuptimet. Nje yll i botes se futbollit dhe botes se sportit ne pergjithesi. Une nuk njoh nje njeri me te dashur, jo vetem per tifozet por per te gjithe shqiptaret dhe per te gjitha familjet tona. Sot i themi faleminderit!"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›