E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne derbin me Dinamon, Tirana mbledh Asamblene e Jashtezakonshme

Ekipi i Tiranes, pas masave te ashpra qe jane marre nga Komisioni i Disiplines, ne perfundim te ndeshjes derbi me Dinamon, mblodhi gjate dites se djeshme Asamblene e Jashtezakonshme. Dje pasdite ne Hotel "Tirana Internacional", bardheblute kane diskutuar gjate, per ecurine e kampionatit dhe problemet qe ndodhen gjate ndeshjes derbi. Te pranishem ne asamble ishin drejtuesit me te larte te klubit, presidenti Refik Halili, drejtori i klubit, Rauf Dimraj dhe te gjithe lojtaret e ekipit. I pranishem ne mbledhjen e fundit ishte edhe Indrit Fortuzi, ish-lojtar i shquar i skuadres se Tiranes, aktualisht keshilltar ne MTKRS. Nderkaq Tirana nuk eshte pajtuar me vendimet e FSHF-se, duke i cilesuar ato, si teper te renda. Gjate mbledhjes se djeshme jane analizuar te gjithe veprimet dhe eshte folur ne lidhje edhe me qendrimin ne Superiore. Asambleja
Asambleja e Jashtezakonshme e Tiranes, eshte zhvilluar per here te fundit para fillimit te kampionatit dhe pas perfundimit jane percaktuar emrat qe do te drejtojne ekipin dhe klubin. Problemet e fundit ne derbi me Dinamon, dhuna qe u shkaktua dhe masat qe jane marre ndaj Tiranes, cuan ne mbledhjen tjeter te Asamblese se Jashtezakonshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›