Mbërrin në atdhe trupi i legjendarit Panajot Pano
Pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza”, arkivoli me trupin e legjendës së futbollit u vendos në hollin e “Pallatit të Kongreseve” ku u bënë homazhet zyrtare të qeverisë dhe shtetit, të afërmve dhe kolegëve të Panos.“Kam shumë dhimbje për ndarjen nga jeta të një talenti të rrallë dhe të një njeriu ekstremisht modest dhe përtej dhimbjes, isha me fat që në këtë jetë pata rast të shikoj talentin e rrallë të sportit shqiptar. Pra isha me fat që e kisha mik personal”, u shpreh Presidenti i Republikës, Bamir Topi.