E Diel, 1 Nëntor 2026

I kalon treni sipër, mbijeton

Një kanadez i ka mbijetuar për mrekulli kalimit të lokomotivës dhe 26 vagonëve mallrash sipër vetes. Sigurisht rastisi në mes të shinave, por duke marrë parasysh se ishte totalisht tapë kur u fut në shinat e trenit, kjo është cilësuar si mrekulli për të. Ngjarja ka ndodhur në Elko, Kolumbia Britanike. Sipas të përditshmes lokale The Calgary Herald, ai ishte dalluar që larg nga makinisti i trenit, i cili i kishte rënë sirenës dhe kishte shtypur frenat e emergjencës, por nuk kishte arritur të ndalonte në kohë, duke lejuar kalimin e 26 vagonëve sipër tij. Kur kishte parë veten poshtë trenit, djali dukej sikur sapo ishte zgjuar, më pas ishte ngritur në këmbë dhe kishte marrë shishen e birrës që i kishte rënë aty pranë dhe kishte vazhduar qetësisht rrugën, tha polici i zonës, Deiv Dubnik. Policia kanadeze po heton, por nuk ka ngritur asnjë akuzë kundër tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›