BE, Schulz: Kërcënimet e Turqisë, të papranueshme
Kercenimi i Turqise per ngrirje te raporteve me BE-ne ne kohen e presidences se Qipros eshte kritikuar nga kreu i Parlamentit Evropian.
E kritikoj këtë. Kjo është e pamundur, ka thënë presidenti i PE-së, Martin Schulz, i cili gjendet në Ankara në një vizitë zyrtare.
Ai ka deklaruar se do të marrë shënime se një shtet kandidat ka thënë se nuk do të negociojë gjatë presidencës së një shteti anëtar.
Qiproja e merr presidencën e radhës së BE-së më 1 korrik dhe Turqia ka kërcënuar se do të ngrijë raportet me BE-në gjatë kësaj periudhe.
Qiproja është ndarë në vitin 1974, kur trupat turke pushtuan pjesën veriore si reagim ndaj një grusht shteti të nxitur nga grekët në Nikozi, që kishte për qëllim bashkimin e ishullit me Greqinë.
Turqia është i vetmi shtet që njeh pjesën veriore, e cila mban emrin, Republika Turke e Qipros Veriore. (rel)