Prostitutat më të vjetra të Amsterdamit 69-vjeçaret binjake në një dokumentar
Të dyja kanë shumë përvojë në fushë, (nëse ka ndonjë element ende të pazbuluar) sa që kanë frymëzuar regjisorët për të bërë një film dokumentar rreth historisë së binjakeve prostituta 69 vjeçare që do të dalë në Forum Film Festival këtë verë.
Louisa dhe Martina janë veterane të rrugës së famshme në Amsterdam Dritat e kuqe dhe së fundi janë edhe protagonistet e dokumentarit Meet the Fokkens. Në xhirimet e shfaqura paraprakisht të filmit ato përshkruajnë se si ka ndryshuar koha që kur kanë filluar karrierën e tyre këtu e pesëdhjetë vite më parë, dhe se si janë ndier për perceptimet që publiku i moshës së tyre ka patur. Krahasimisht me ditët e hershme të fillimit të prostitucionit dhe kohërave të sotme ato kujtojnë Në kohërat e shkuara
gjërat ishin ndryshe…policët mund të trokisnin në dritare të lokaleve nëse shihnin që tregoheshe shumë e hapur. Tani, vajzat shkojnë vetë bëjnë marrëveshje me klientët.
Louisa shpjegon se për shkak të artritit i është dashur të tërhiqet disa vite më parë sepse nuk mund as të hidhte njërën këmbë mbi tjetrën. Ndërsa vijon të tregojë se motra e saj binjake vazhdon ende të punojë pavarësisht moshës. I duhen paratë, nuk mund të jetojë vetëm me pensionin e shtetit. Xhirimet vijojnë të tregojnë Martinën tek sa përgatitet për punë. Pothuajse erdha…më dëgjove?. Ndërsa një zë anonim përgjigjet: Po zonjushë dhe përgjigjja që merë është Djalë i mbarë.
Motrat shihen gjithashtu tek sa janë duke marrë një vibrator së bashku në një dyqan ku shiten lodra seksi dhe diskutojnë me njëra tjetrën rreth cilësisë së produktit dhe se si mund ta përdorin atë.