E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e opozitës, sot në spital 2 grevistë


Dy grevistë të tjerë të PS-së janë dërguar në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Fillimisht në spital është dërguar shtetasi Nuredin Gora nga Korça. 67-vjeçari vuante nga diabeti.
Më pas në spital me urgjencë është dërguar 37 vjeçari nga Patosi, Edmond Prifti.
Në ditën e 7-të të grevës së urisë gjendja shëndetësore e grevistëve është rëndaur së tepërmi. Që nga fillimi i grevës në 30 prill, janë dërguar për ndihmë në spital 6 grevistë. Fillimisht ishte deputetja Klodiana Spahiu, më pas shtetasi Ramazan Ceka, 50-vjeç nga Elbasani, Romeo Sina nga Vlora, ndërkohë që ditën e djeshme për mjekim u dërgua edhe shtetasi Demo Muhaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›