Partneri ynë
-490x320.jpg)
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga Zonja e Parë Nezafete Sejdiu, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, është pritur nga krerët më të lartë të këtij shteti.
Atje Shefi i Shtetit është pritur me nderimet më të larta.
Krerët e institucioneve gjermane kanë shprehur përkrahjen e tyre për proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Europian.
Presidenti Sejdiu ka zhvilluar të enjten takime të ndara me Presidentin e Gjermanisë, Horst Kohler, Kryetarin e Bundestagut, Norbert Lammert, Ministrin e Punëve të Jashtme, Guido Westerelle, ndërsa në mbrëmjen e së enjtes është takuar edhe me Kancelaren Angela Merkel.
Sipas një komunikate për media nga Presidenca, gjatë takimit me Presidentin gjerman, Sejdiu ka thënë se Gjermania mbetet partner i vendosur që të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset e zhvillimit ekonomik dhe ato integruese.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka siguruar Presidentin Fatmir Sejdiu se vendi i saj do të ndihmojë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat, duke thënë se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe se Gjermania nuk do ta pranojë kurrë ndarjen e Kosovës.
“Ne kurrë nuk do ta pranojmë ndarjen e Kosovës. Çështja e statusit të Kosovës është e vendosur një herë e përgjithmonë dhe këtë ia kemi thënë edhe Serbisë”, ka thënë Merkel, duke shtuar se Kosova është guri i fundit i një rendi të ri në Ballkan.
Merkel përkujtoi gjithashtu se Gjermania është aktive edhe në planin e sigurimit të njohjeve të reja të Republikës së Kosovës.
“Kemi interes të përbashkët që Kosova të zhvillohet”, tha Merkel.
Presidenti Sejdiu ka kërkuar nga kancelarja Merkel dhe drejtuesit e tjerë gjermanë që të inkurajojnë investitorët gjermanë që të investojnë në Kosovë, dhe kërkoi njëkohësisht krijimin e mundësive për punësim sezonal të punëtorëve nga Kosova në Gjermani.
Pjesë e delegacionit kosovar në këtë vizitë të Presidentit janë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, si dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku.
Presidenti kosovar do të vazhdojë takimet e tij në Gjermani edhe ditën e premte.