E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kapet arme ne makine, arrestohet

Tirane-Nje person qe udhetonte i armatosur me makinen e tij, eshte arrestuar nga policia e kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur forcat e policise se Komisariatit nr.4, pas nje kontrolli te ushtruar ne makinen e Mendu Zunes, 33 vjec banues ne Babrru kane gjetur arme dhe municione. Arrestimi i tij u realizua ne rrugen "Qemal Stafa", ne Tirane. Sipas policise, gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin tip "Ford fiesta", me targe TR 0596 M, ketij personi iu gjet nje automatik model.56 dhe tre krehra me fisheke. Ndaj tij, u more masa e arrestit per "armembajtje pa leje te armeve luftarake e municioneve". Materialet ndaj 33-vjecarit Zuna, i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per hetime te metejshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›