E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhallari: Kam bere maksimumin

Tirane- Mjeku Xhevahir Hoxhallari, i akuzuar per vdekjen e 17-vjecares pas operimit te bajameve, ka mohuar te kete gabuar ne mjekimin e saj. Gjate seances se pare gjyqesore, i pandehuri i ka bere te ditur gjyqtarit Artan Broci, se kishte bere te pamunduren per Matilda Petritin. "Kam bere gjithcka qe parashikohet ne literaturen mjekesore per rastet e tilla, domethene rasti i Petritit eshte i pashpjegueshem edhe ne mjekesi, sepse akoma nuk eshte gjetur arsyeja pse keto raste te rralla ndodhin, edhe ne bote. Kam bere maksimumin qe parashikohet ne mjekesi", deklaroi dje i pandehuri Xhevahir Hoxhallari. Nga ana tjeter mjeku ka paraqitur disa studime te huaja, ne lidhje me raste te tilla qe kane ndodhur ne bote. Avokati i te pandehurit, i ka bere me dije gjykates se akt-ekspertimi i mjekesise ligjore, qe ka vene nen akuze klientin e tij nuk eshte i sakte. Pavaresisht pretendimeve te paraqitura nga ana e mbrojtjes, prokurorja e ceshtjes i ka shpjeguar gjykates se ndaj te pandehurit ka nje seri me prova, qe tregojne se shkak i vdekjes se adoleshentes nga Korca ka qene pakujdesia e mjekut. Prokuroria e Tiranes ka si prove kunder mjekut, nje raport te detajuar te mjekesise ligjore, e cila flet per te gjitha shkeljet e mjekut, qe sollen edhe vdekjen e adoleshentes. Akuza ka vene ne dispozicion te gjykimit edhe kartelen mjekesore, ne te cilen mesohet se nuk jane shenuar te dhenat e pacientes, fakti qe ajo ka pasur hemorragji pas operacionit dhe ditet ne vijim, deri sa gjeti vdekjen ne spitalin civil ne Tirane. Gjate seances se djeshme prokurorja kerkoi te thirren si deshmitare 7 persona, te cilet nuk jane vetem familjare te 17-vjecares, por edhe kolege te mjekut. Nga ana tjeter pala mbrojtese i ka kerkuar gjykates thirrjen e 8 deshmitareve per te dhene shpjegime, mes te cileve edhe deshmitare te thirrur nga ana e prokurorise. Gjate seances se djeshme prokuroria lexoi edhe kerkesen per gjykim. Ne seancen e radhes gjykata do te pyese deshmitaret e pare te thirrur nga prokuroria. Ngjarja per te cilen eshte edhe i pandehur ne gjykate, mjeku Hoxhallari fillon me 6 prill 2008, kur Matilda Petriti kreu nje operacion ne bajame nga mjeku Xhevahir Hoxhallari ne kliniken e tij private ne Pogradec. Per shkak te komplikacioneve te krijuara, me 27 prill, Petriti u soll ne QSUT ku mbylli syte perjete. Familjaret akuzuan mjekun si shkaktar te vdekjes se vajzes. Pas denoncimeve te te afermve te viktimes, prokuroria nisi hetimet ndaj mjekut. Hoxhallari akuzohet ne Gjykaten e Tiranes per vepren penale te "mjekimit te pakujdesshem me pasoje vdekjen".

Autopsia

Autopsia vertetoi se 17-vjecarja korcare humbi jeten si pasoje e hemorragjise se madhe te krijuar pas nderhyrjeve kirurgjikale, gjate te cilave mjeku kishte gabuar rende. Keshtu pas nje sere veprimesh hetimore, organi i akuzes kryeqytetase ka vendosur ta dergoje ne gjykate dosjen penale ndaj Xhevahir Hoxhallarit.

Neni 96

Mjekimi i pakujdesshem

Mjekimi i pakujdesshem i te semureve nga ana e mjekut, ose e personelit tjeter mjekesor, si dhe moszbatimi i terapise ose i porosive te mjekut nga personeli mjekesor apo farmacist, kur ka shkaktuar demtimin e rende te shendetit, ka rrezikuar jeten e personit ose ka shkaktuar vdekjen e tij, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne pese vjet.

Po kjo veper, kur ka shkaktuar infektimin e te semureve me infeksionin HIV/AIDS, denohet me burgim nga tre gjer ne shtate vjet.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›