E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre operacione, 8 ne pranga per vjedhje

Tirane-Finalizohen 3 operacione te Policise se Tiranes, ndaj disa grupe hajdutesh, me veprim ne Tirane dhe Durres. Tete persona jane vene ne pranga si pjesetare te ketyre grupeve me aktivitet kriminal. Operacioni i koduar "Cmontimi", i organizuar nga sherbimet e Komisariatit nr.4 te Policise, kane goditur nje grup vjedhesish, qe ishin kthyer ne "tmerr" per drejtuesit e "Benza"-ve. Ne baze te hetimeve jane arritur te dokumentohen nje sere vjedhjesh te realizuara gjate ketyre dy muajve te fundit. Burime zyrtare te policise bene te ditur se 6 persona, mes tyre 3 te mitur, jane prangosur si te dyshuar ne nje seri vjedhjesh, veper kjo e kryer me shume se nje here prej tyre. Gazmir Ngota, 26 vjec, Sajmir Rexhepi, 20 vjec, Liridon Frroku, 19 vjec, si dhe tre te mitur 16-vjecaret A.F dhe K.S si dhe 17-vjecari A.A, jane personat e ndaluar per kete veper penale. Nderkohe qe jane shpallur ne kerkim edhe 4 bashkautoret e tjere te ketij grupi kriminal, te cilet tashme jane identifikuar. Te ndaluarit, dyshohet se gjate nje periudhe kohore tetor-nentor, kane mundur te vjedhin 8 automjete tip "Benz", shtate prej tyre me targa te Tiranes dhe nje me targe te Korces, ku pasi i cmontonin pjeset e tyre mundnin t'i shisnin ne Korce dhe Lac. Njeri prej pjesetareve te ketij grupi vjedhesish, Liridon Frroku, u arrestua disa dite me pare nga policia, pasi ishte denuar nga gjykata per pengmarrje ne Fushe-Kruje. Sipas policise, keta persona vepronin kryesisht ne Tirane gjate oreve te vona te nates, duke realizuar vjedhjet e automjeteve. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar 5 automjete te vjedhura, nderkohe qe po punohet edhe per gjetjen e te tjerave dhe kapjen e personave te shpallur ne kerkim, tashme te identifikuar.

"Njeriu i nates"

Nje tjeter operacion me qellim goditjen e keqberesve, vjedhes te pasurise se qytetareve eshte organizuar nga Komisariati i Policise nr.1 Tirane, i koduar "Njeriu i nates". Eugen Arapi, 20 vjec i denuar me pare per vjedhje, eshte vene ne pranga si i implikuar ne disa vjedhje. Ai ishte shpallur ne kerkim nga Policia e Kavajes, pasi gjykata e ketij rrethi ne korrik te ketij viti, ka vendosur masen e sigurise arrest me burg me akuzen e "vjedhjes". Sipas policise, objekt i vjedhjeve te 20-vjecarit, ishin banesat e qytetareve te ndryshem, ku jane dokumentuar te pakten 3 vjedhje ne rrugen "Budi" ne Tirane. Ai dyshohet te kete vjedhur nje kompjuter lap-top, nje sasie prej 9.000 lekesh, nje telefon dhe disa bizhuteri.

"Agjencia"

Veprimtaria e nje grupi tjeter vjedhesish me rreze veprimi ne Tirane dhe Durres, eshte neutralizuar nga efektivat e policise se Komisariatit nr.3. Mario Kapedani, 26 vjec nga Durresit eshte ndaluar pas nje operacioni te koduar "Agjencia". Ky person dyshohet se ne bashkepunim edhe me Viktor Tutulanin 50 vjec dhe Shefik Hasanajn, 30 vjec, tashme te arrestuar, te denuar me pare per vjedhje, kane realizuar nje sere vjedhjesh ne Tirane dhe Durres. Sipas policise, keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin pergjate nje periudhe kohe nga qershori e deri me tani, dyshohet se kane vjedhur 5 agjenci udhetimesh ne Durres, si dhe nje numer televizoresh plazma ne lokale dhe magazinat e firmave private.

Operacionet

Operacionet e koduara "Cmontimi", "Njeriu i nates" dhe "Agjencia", u organizuan nga sherbimet e Policise se Komisariateve 1, 3 dhe 4 te Drejtorise se Policise Tirane. Ne saje te tyre jane neutralizuar vjedhjet e disa grupeve kriminale.

Te arrestuarit

Gazmir Ngota, 26 vjec

Sajmir Rexhepi, 20 vjec

Liridon Frroku, 19 vjec

A.F, 16 vjec

K.S, 16 vjec

A.A, 17 vjec

Eugen Arapi, 20 vjec

Mario Kapedani, 26 vjec


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›