E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, mesazh ngushellimi Obames

Kryeministri Sali Berisha, i dergoi dje presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barack Obama, nje telegram ngushellimi per tragjedine e ndodhur ne bazen e Fort Hood, Teksas, ku humben jeten 13 ushtarake dhe u plagosen 30 te tjere. "Me keqardhje te thelle mesuam per ngjarjen tragjike ne bazen ushtarake te Fort Hood, Teksas, ku si pasoje e goditjes se pabese me arme zjarri humben jeten 13 dhe u plagosen 30 ushtarake dhe qytetare te tjere te pafajshem amerikane, te cilet i ishin perkushtuar nje misioni fisnik e shume te vleresuar", u shpreh Berisha. Ai shprehu gjithashtu ngushellimet dhe ndjenjat me te sinqerta te solidaritetit njerezor, per kete humbje te madhe, per familjet e viktimave dhe kombin amerikan si edhe i uroi sherim te shpejte per te gjithe te plagosurit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›