I kënaqur me Parmën

Mesfushori Blerim Xhemajli, e ka lavdëruar ekipin e tij aktual, Parma, për karakterin që po e tregon kjo skuadër në Serie A, pas rikthimin nga liga e dytë italiane, Serie B. Pas 12 xhirosh të zhvilluara në Serie A, Parma gjendet në pozitën e gjashtë të tabelës në Serie A, me 20 pikë të tubuara, vetëm 2 larg ekipeve që gjenden në zonën e Ligës së Kampionëve.
Ne kemi karakter të mirë. Është mjaft e rëndësishme që të reagojmë menjëherë pas një humbjeje. Ne kemi grumbulluar 20 pikë, por në realitet ne nuk kemi arritur ende diçka. Vetëm kur ti grumbullojmë 40 pikë, ne do të jemi në gjendje ti zhvillojmë ndeshjet e mbetura në qetësi dhe të shohim më pas se deri ku në realitet mund të shkojmë, theksoi ish futbollisti i Bolton për uebfaqen sportsbook24.net.
Futbollisti shqiptar, i cili u transferua gjatë verës tek ekipi Gialloblu nga Torino, dha një top të shkëlqyeshëm bashkëlojtarit Davide Lanzafame, për golin e dytë, në fitoren 2:0 kundër Chievos, fundjavën që shkoi.
Unë e bëj vetëm atë që di ta bëj. Kundërsulmi është njëri prej aspekteve me të cilin unë mund ta ndihmoj ekipin. Nevojiten pasime perfekte për tu realizuar si duhet një kundërsulm, vazhdoi përfaqësuesi zviceran. Në fillim të sezonit, 24 vjeçari qëndronte zakonisht në bankinë, por në xhirot e fundit, trajneri Guidolin i ka dhënë një pozitë të rëndësishme në ekip futbollistit nga Tetova.