E Shtunë, 31 Tetor 2026

I lumtur që do ta takojë Behramin

Albert Bunjaku, të martën pasdite i është bashkuar përfaqësueses zvicerane.
Sulmuesi kosovar, i ftuar nga selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld për herë të parë, për miqësoren e 14 nëntorit kundër Norvegjisë, ndihet i lumtur që te helvetikët do ta takojë bashkëkombësin e tij, Valon Behrami.

Jam i lumtur që do ta takoj Valonin në këtë ndeshje. Rrugët tona ishin të ndryshme deti tash, kështu që nuk e kisha takuar më parë, theksoi Bunjaku, i cili me paraqitjet e mira të tij me Nurnbergun në Bundesligë, bindi trajnerin gjerman që tia japë rastin.

Kosovari me pasaportë zvicerane, pas kësaj ftese dëshiron që ti tregojë vlerat e tij derisa synon që ta bindë Hitzfeldin që ta ftojë në përfaqësuese për Kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.

Thirrja në Kombëtaren, A të Zvicrës për Bunjakun është sensacion, për vetë faktin se para një viti ai ishte pjesë e skuadrës nga liga e tretë gjermane RW Erfurt. Nga shtatë ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit gjerman, me Nurnbergun, sulmuesi me prejardhje nga Gjilani ka arritur të realizoi katër gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›