Tragjedi në Hannover, vdes Enke

Tragjedi në Gjermani. Portieri i Kombëtares gjermane dhe i Hannoverit, Robert Enke, ka vdekur në një incident trafiku.
Portieri 32 vjeç është shtypur nga një tren, teksa po kalonte nëpër hekurudhë në Neustadt am Ruebenberge, rreth orës 18:30 të ditës së martë.
Hetimet e para bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një vetëvrasje, ka thënë një zëdhënës i policisë gjermane.
Këtë e ka konfirmuar më pas edhe njëri nga shokët e futbollistit. Robert është vetëvrarë në ora gjashtë të pasdites, këtë mund tua konfirmoj.
Enke e ka lënë gruan dhe një vajzë tetë muajshe, të cilën e kishte adoptuar në muajin maj, tri vjet pas vdekjes së vajzës së tij, atë kohë dyvjeçare, pas një sulmi kardiak.
Ky lajm e ka bërë të zymtë ambientin në Kombëtaren gjermane, pak ditë para miqësores në Koln me Kilin.
Ishin selektori i Gjermanisë, Joachim Loew, dhe menaxheri i Kombëtares, Oliver Bierhoff, ata që ua bënë të ditur lajmin tronditës futbollistëve të Kombëtares. Jemi të shokuar, nuk e dimë se çka të themi, deklaruan ata.
Edhe presidenti i Hannover, Martin Kind, ka mbetur i shokuar me këtë lajm. Ishte një incident, një dizastër absolut. Është një gjë të cilën nuk po mund ta kuptoj, tha ai.
Enke, i cili ishte zëvendës i Jens Lehmann gjatë Euro 2008, ishte lënduar qe disa javë. Ai nuk ishte ftuar për ndeshjen me Kilin, e as për atë me Bregun e Fildishtë, që do të zhvillohet me 18 nëntor. Enke i ishte rikthyer Hannoverit dy ditë më parë, pas një periudhe pushimi në Bundesliga, për shkak të lëndimit.
Në karrierën e tij, ai e kishte veshur fanellën e disa skuadrave, duke filluar nga Benfica (1999-02), Barcelona (2002-03) e Tenerife (2003-04). Në atdhe, para Hannoverit, ku luajnë edhe dy shqiptarët Altin Lala e Valdet Rama, ai kishte mbrojtur edhe për Borussia Moenchengladbach.