Nuk dorezohet

Luan Krasniqi me padurim po e pret rikthimin ne ring ne fillim te vitit 2011. Boksieri kosovar me pasaporte gjermane duke i pasionuar dhe i gezuar sikur nje femije qe serish do t146i jepet mundesia t146i kryqezoje dorezat ne sportin qe e do me se shumti.
147Ndjej ende zjarr brenda vetes148 thote fillimisht Krasniqi per portalin schwarzwaelder-bote.de.
Edhe pse u eshte ofruar te dyzetave junikasi beson ende ne potencialin e tij ndonese ai pauzoi me shume se dy vjet. 147Se cka thone mediat mua nuk me intereson. Une kam besim te thelle ne Zot dhe kam besim te thelle se do ta kem edhe nje mundesi148 vazhdoi ai.
Natyrisht sfida e muajit shkurt eshte vendimtare per boksierin kosovar me nenshtetesi gjermane humbja do te thoshte fund i cdo endrre kurse fitorja do t146ia ngjallte shpresat per titull te kampionit.
147Ne mecin e ardhshem deshiroj ta shoh veten time se ku gjendem. Nuk dua te pushoj me gjate. Nese fitoj atehere dua qe ta sfidoj njerin nga vellezerit Klitschko per titull te kampionit boteror. Ky do te ishte nje mec ne interes per fansat dhe mediat148 ka pohuar ai.
Krasniqi tregon se po stervit rregullisht dhe pergatitjet po i shkojne mjaft mire. Por veterani pranon se sot nuk e ka lehte te ushtroje ashtu sic stervitej kur ishte me i ri me moshe.
Ai ka kaluar ne boksin profesionist qe trembedhjete vjet. Krasniqi eshte bere nje emer i njohur ne kategorine e rende te boksit boteror. Ai iu eshte pershtatur mjaft mire jetes sportive duke bere diete duke punuar ne aspektin fizik dhe duke e kaluar nje jete te qete 150 pa skandale.
Edhe lendimin e fundit ai eshte munduar ta tejkaloje ne qetesi pa u stresuar me faktin se koha po iken. 147Gjithmone i kam kaluar lendimet ne qetesi. Dhe kjo me jep mundesi t146i mbush baterite dhe te pergatitem akoma me mire. Tash jam gati dhe mezi pres te ngjitem ne ring. Niveli im fizik eshte me i mire sesa para pese vitesh. Kam besim te plote edhe pse jam afer te dyzetave148 thote ai.
Kundershtari i Krasniqit ne muajin shkurt mund te jete boksieri amerikan Jonathan Banks. Edhe pse kane kaluar pese vjet Krasniqi mban ne mendje humbjen qe e kishte pesuar nga Lemo Brewsteri kur u mendua se endrrat e tij per titullin e kampionit boteror moren fund.
Por ai nuk i ka harruar as dy humbjet e tjera ato te vitit 2007 e 2008 kur ishte mundur nga Tony Thompsoni perkatesisht Alexander Dimitrenko.
147Edhe sot e shikoj shpesh luften me Brewsterin. Ajo ishte nje paraqitje e mire e imja.
Por edhe humbjen nga Thompsoni dhe nga Dimitrenko ku ishte e pamundur te vazhdoja per shkak dhimbjeve te medha qe kisha ne melci148 ka treguar Luani.
Prej ketyre humbjeve ai nuk eshte ndalur se punuari maksimalisht me qellim qe ta realizoje endrren e tij 150 titullin e kampionit boteror.
147Nga ajo kohe i kam shpeshtuar ushtrimet. Une e di se nuk mund te jetoj pa boks. Vetem deshiroj qe te provoj edhe nje here sepse jam i bindur se kam dicka per te dhene148 ka perfunduar Krasniqi.